Télécharger Imprimer la page

Vaillant recoVAIR VAR 60/2 D Notice D'installation page 136

Masquer les pouces Voir aussi pour recoVAIR VAR 60/2 D:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 25
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Produkti është projektuar vetëm për
ventilimin dhe ajrimin e dhomave të banimit.
Produkti duhet të përdoret vetëm me filtrat e
vendosur.
Produkti nuk është projektuar për ventilimin
dhe ajrimin e impianteve të pishinave.
Përdorimi i produktit gjatë fazës së ndërtimit
nuk lejohet, për shkak të sasive të mëdha të
ngritura të pluhurit.
Përdorimi sipas destinimit përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve të bashkangjitura
të përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes të
produktit si dhe komponentëve të tjerë të
pajisjes
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
136
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
1.3.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Vendoseni produktin pa tension, duke fikur
gjithë furnizimet me energji në gjithë polet
(separator elektrik me hapësirë kontakti
minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa ose
çelësi mbrojtës i tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.3.3 Rrezik helmimi nga puna
e njëkohshme me një oxhak të
varur nga ajri i dhomës
Ky produkt mund të përdoret njëkohësisht me
oxhaqet. Kur përdoret njëkohësisht me një
oxhak i varur nga ajri i dhomës, nga oxhaku
mund të dalë tym i rrezikshëm për jetën dhe
të përhapet në dhomat e ndenjjes.
Për këtë arsye, para instalimit të njësisë së
akrimit të banesës, duhet të bëni sa më
poshtë:
▶ Koordinoni masat e nevojshme të sigurisë
me oxhakpastruesin përkatës, sipas
normativave ligjore në fuqi.
Udhëzuesi i instalimit 0020331178_00

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Recovair var 60/2 dw