• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në
temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe
prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh.
• Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
• Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo
është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me
ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi.
>>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
• Dridhje ose zhurmë.
• Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi
tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu
sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë
në nivel.
• Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet
që janë sipër frigoriferit.
Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje,
etj.
• Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo
është normale dhe nuk është defekt.
Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
• Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është
defekt.
Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
• Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe
nuk është defekt.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
• Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
• Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur
lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
• Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të
frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.
• Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të
tjera ose materiale paketimi origjinale.
• Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në
enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të
shkaktojnë erëra të pakëndshme.
• Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga
frigoriferi.
Dera nuk mbyllet.
28
SQ