Télécharger Imprimer la page

Beko GNE 114670 X Mode D'emploi page 567

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 29
Seksioni i vezëve
Seksionin e vezëve mund ta
vendosni në çdo raft të derës. Nëse
do ta vendosni brenda në trup,
rekomandohen raftet poshtë pasi janë
më të ftohta.
Mos i mbani asnjëherë vezët në
ndarjen e ngrirësit.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë
mes vezëve dhe ushqimeve të tjera.
Raftet me rrëshqitje
Raftet me rrëshqitje mund të tërhiqen
duke i ngritur pak lart nga pjesa
përpara dhe t'i lëvizni para prapa.
Ato arrijnë në një pikë ndalimi kur i
tërhiqni përpara për t'ju lejuar të merrni
ushqimet e vendosura në fund të raftit;
kur e tërhiqni pasi e ngrini pak lart në
pikën e dytë të ndalimit, rafti mund të
lirohet.
Rafti duhet të mbahet mirë edhe nga
pjesa e poshtme për të parandaluar
përmbysjen e tij. Rafti vendoset te
shinat në trupin e frigoriferit duke e
çuar në një nivel më të ulët ose më të
lartë.
Rafti duhet të shtyhet prapa për ta
vendosur plotësisht në vendin e tij
1
2
3
4
Ndarja e perimeve
Ndarja e perimeve e frigoriferit është e
projektuar në mënyrë të veçantë për t'i
mbajtur perimet të freskëta pa humbur
lagështinë. Për këtë qëllim, ajri i freskët
qarkullon në ndarjen e perimeve në
përgjithësi.
Ndarja e freskuesit
Ndarjet e freskuesit bëjnë të mundur
që ushqimet që dëshironi të ngrini të
jenë gati për ngrirje. Mund t'i përdorni
po ashtu këto ndarje për të ruajtur
ushqimet në një temperaturë disa
gradë nën ndarjen e frigoriferit.
Mund ta rritni vëllimin e brendshëm
të frigoriferit duke hequr secilën nga
ndarjet e freskisë. Për të bërë këtë gjë,
tërhiqeni ndarjen nga vetja; ndarja do
të mbështetet te bllokuesi dhe do të
ndalojë. Kjo ndarje do të lirohet nëse
e ngrini rreth 1 cm dhe e tërhiqni drejt
vetes.
23
SQ

Publicité

loading