Télécharger Imprimer la page

Beko GNE 114670 X Mode D'emploi page 563

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 29
gjatë kryerjes së ftohjes efikase për
energjinë.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
9. Treguesi i funksionit së ngrirjes
së shpejtë
Tregon se funksioni i ngrirjes së shpejtë
është aktiv. Përdorni këtë funksion
kur vendosni ushqime të freskëta në
ndarjen e ngrirësit ose kur ju duhet
akull. Kur ky funksion është aktiv,
frigoriferi do të punojë për 6 orë pa
ndaluar.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
10. Treguesi i temperaturës së
ndarjes së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për
ndarjen e ngrirësit.
11. Treguesi i temperaturës së
ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e frigoriferit.
12. Treguesi i funksionit së ftohjes
së shpejtë
Tregon se funksioni i ftohjes së shpejtë
është aktiv. Përdorni këtë funksion
kur vendosni ushqime të freskëta në
ndarjen e frigoriferit ose kur duhet t'i
ftohni me shpejtësi ushqimet. Kur ky
funksion është aktiv, frigoriferi do të
punojë për 2 orë pa ndaluar.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
13. Treguesi i temperaturës së
ndarjes me shumë zona
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen me shumë zona.
14. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në
modalitetin e efikasitetit të energjisë.
Temperatura e ndarjes së ngrirësit
Ky tregues do të jetë aktiv nëse
funksioni caktohet në -18 ose nëse
kryhet ftohja efikase për energjinë nga
funksioni Eko-ekstra.
15. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi nuk ftoh sa duhet
ose nëse ka një defekt të sensorit,
ky tregues do të aktivizohet. Kur
ky tregues është aktiv, Treguesi i
temperaturës së ndarjes së ngrirësit
do të shfaqë "E" dhe Treguesi i
temperaturës së ndarjes së frigoriferit
do të shfaqë numrat si "1,2,3...". Këta
numra te treguesi japin informacione
mbi gabimin për personelin e servisit.
16. Treguesi i kyçit të butonave
Përdorni këtë funksion nëse nuk
dëshironi që të ndryshohet përcaktimi
i temperaturës së frigoriferit. Shtypni
butonin e ftohjes së shpejtë dhe
butonin e temperaturës së ndarjes me
zona në të njëjtën kohë për 3 sek. për
ta aktivizuar këtë veçori.
Shtypni përsëri butonat përkatës për ta
çaktivizuar këtë funksion.
Alarmi i hapjes së derës:
Nëse dera e ndarjes së frigoriferit ose
ndarja me shumë zona qëndron e
hapur për minimumi 1 minutë, do të
aktivizohet alarmi i hapjes së derës.
Thjesht shtypni një buton në tregues
ose mbyllni derën e hapur për të
mbyllur alarmin.
19
SQ

Publicité

loading