6. Anët e përparme të frigoriferit mund
të jenë të ngrohta. Kjo është normale.
Këto zona janë të projektuara të
qëndrojnë të ngrohta për të shmangur
kondensimin.
Lidhja elektrike
Lidheni frigoriferin me një prizë me
tokëzim, të mbrojtur me një siguresë
me kapacitetin përkatës.
E rëndësishme:
• Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregulloret kombëtare.
• Spina e kordonit elektrik duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas montimit.
• Voltazhi i specifikuar duhet të jetë i
njëjtë me voltazhin e rrjetit elektrik.
• Kabllot zgjatuese dhe spinat e
shumëfishta nuk duhet të përdoren
për këtë lidhje.
B
Kordoni elektrik i dëmtuar duhet të
zëvendësohet nga një elektricist i
kualifikuar.
B
Pajisja nuk duhet të përdoret deri sa
të riparohet! Ekziston rreziku i goditjes
elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë
të rrezikshme për fëmijët. Mbajini
materialet e paketimit larg nga fëmijët
ose hidhini duke i ndarë në përputhje
me udhëzimet për mbeturinat. Mos i
hidhni bashkë me mbeturinat normale
të shtëpisë.
Paketimi i frigoriferit është prodhuar me
materiale të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni pajisjen tuaj të vjetër po
shkaktuar dëme për mjedisin.
• Mund të këshilloheni me shitësin
tuaj të autorizuar ose me qendrën
e grumbullimit të mbeturinave në
bashkinë tuaj në lidhje me hedhjen e
frigoriferit tuaj.
Para se ta hidhni frigoriferin, prisni
spinën elektrike dhe, nëse ka bllokues
te dera, bëni që të mos funksionojnë
për të mbrojtur fëmijët nga ndonjë
rrezik i mundshëm.
Vendosja dhe montimi
Kujdes: Mos e vendosni asnjëherë
frigoriferin te priza në mur gjatë
montimit. Në rast të kundërt, mund të
ketë rrezik për lëndime të rënda ose
dhe vdekje.
Në rast se dera e dhomës ku do të
montohet frigoriferi nuk është e gjerë
sa duhet për të kaluar frigoriferin,
atëherë telefononi shërbimin e
autorizuar për të hequr dyert e
frigoriferit dhe kalojeni anash te dera.
1. Montojeni frigoriferin në një vend që
lejon përdorimin e tij me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg nga burimet
e nxehtësisë, nga vendet me lagështi
dhe nga drita e drejtpërdrejtë e diellit.
3. Rreth frigoriferit duhet të ketë një
ajrim të përshtatshëm për të siguruar
një përdorim efikas.
Në rast se frigoriferi vendoset në një
pjesë të futur në mur, duhet të ketë të
paktën 5 cm distancë me tavanin dhe
të paktën 5 cm me murin.
Nëse dyshemeja është e mbuluar me
një tapet, produkti duhet të ngrihet 2,5
cm nga dyshemeja.
4. Vendoseni frigoriferin në një
sipërfaqe të rrafshët për të parandaluar
tundjen e tij.
Rregullimi i ekuilibrit të
dyshemesë
Në rast se frigoriferi nuk është në
ekuilibër;
1- 1-
Kapaku i ventilimit hiqet duke
zhvidhosur vidhat siç tregohet në figurë
13
SQ