SHËNIME TË RËNDËSISHME:
• Siguresa termike e mbrojtjes së kompresorit do të digjet pas shkëputjes së papritur
të energjisë ose pas heqjes së spinës, pasi gazi në sistemin e ftohjes nuk është
stabilizuar ende. Frigoriferi do të ndizet pas 4ose 5 minutash, nuk ka asnjë problem.
• Njësia e ftohjes e frigoriferit është e fshehur në murin e pasmë. Për këtë arsye, pikat
e ujit ose akulli mund të shfaqet në sipërfaqen e pasme të frigoriferit për shkak të
përdorimit të kompresorit në intervale të specifikuara. Kjo është normale. Nuk ka
nevojë të kryeni veprimin e shkrirjes, nëse akulli nuk është shumë.
• Nëse nuk do ta përdorni frigoriferin për një kohë të gjatë (p.sh. për pushimet verore),
vendoseni termostatin në pozicionin "0". Pas shkrirjes, pastroni frigoriferin dhe lëreni
derën të hapur për të parandaluar lagështinë dhe erën.
• Nëse problemi vazhdon pasi të keni ndjekur të gjitha udhëzimet më sipër, ju lutemi
këshillohuni me Shërbimin e autorizuar në të afërt.
• Pajisja që keni blerë është e projektuar për përdorimin e llojit familjar dhe mund të
përdoret vetëm në shtëpi dhe për qëllimin e përcaktuar. Ajo nuk është e
përshtatshme për përdorim tregtar ose të përgjithshëm. Nëse klienti e përdor
pajisjen në një mënyrë që nuk është në përputhje me këto veçori, ne theksojmë
se prodhuesi dhe shitësi nuk do të jenë përgjegjës për asnjë riparim ose defekt
brenda periudhës së garancisë.
• Jetëgjatësia e pajisjes e cilësuar dhe e deklaruar nga Departamenti i Industrisë
(periudha për ruajtjen e pjesëve të duhura për funksionimin e përshtatshëm të
pajisjes) është 10 vjet.
Informacionet e konformitetit
• Kategoria tropikale është e përcaktuar për temperaturat e mjedisit midis 16°C dhe
43°C në përputhje me Standardet TS EN ISO 15502.
• Pajisja është e projektuar në përputhje me standardet EN15502, IEC60335-1 /
IEC60335-2-24, 2004/108/EC.
All manuals and user guides at all-guides.com
AL - 88 -