KAPITULLI 2
Përcaktimi i termostatit
Termostati i ngrirësit
• Lejon rregullimin automatik të përcaktimeve të temperaturës në ndarjet e frigoriferit
dhe të ngrirësit në pajisje. Ai mund të rregullohet në çdo përcaktim nga 1 deri n[ 5.
Niveli i ftohjes rritet kur çelësi i përcaktimit të termostatit rrotullohet nga 1 deri në 5.
Ju mund ta përdorni frigoriferin në një nivel më të ulët të ftohjes në dimër për të
kursyer energji.
Çelësi i termostatit i ndarjes së ngrirësit;
5 : Kjo përdoret për ngrirjen e shpejtë të ushqimeve dhe prodhimin e shpejtë të
akullit. Frigoriferi duhet të përdoret për një kohë të gjatë. Ju lutemi kthejeni në
përcaktimin origjinal kur ndarja e ngrirës të jetë ftohur si duhet.
3 - 4 : Ky përcaktim është për përdorimin normal dhe ruajtjen e ushqimeve për një
kohë të gjatë.
1 - 2 : Ky përcaktim përdoret për ruajtjen e kubave të akullit dhe për të kursyer energji
në dimër.
Çelësi i termostatit i ndarjes së ngrirësit;
5 : ky përcaktim përdoret për më shumë ftohje.
3 - 4 : Për përdorim të rregullt dhe rendiment më të mirë.
1 - 2 : ky përcaktim përdoret për më pak ftohje.
Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës
• Përcaktimet e termostatit duhet të bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së derës,
cilësisë së ushqimeve të ruajtura në frigorifer dhe temperaturës së ambientit në
vendin e ngrirësit.
• Nuk rekomandohet që ta përdorni frigoriferin në ambiente më të ftohta se 10°C në
lidhje me eficiencën.
• Frigoriferi juaj duhet të përdoret për deri në 24 orë sipas temperaturës së ambientit
pa ndërprerje pasi ta vini në prizë për ftohje të plotë. Mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit dhe mos vendosni shumë ushqime në të gjatë kësaj periudhe.
• Përdorni pajisjen pasi të prisni për 5-10 minuta pas shkëputjes së papritur të energjisë
ose pas heqjes së pajisjes nga priza, pasi gazi në sistemin e ftohjes nuk është
ende i stabilizuar.
All manuals and user guides at all-guides.com
INFORMACIONI PËR PËRDORIMIN
AL - 77 -
Termostati i frigoriferit