Gorenje nrf7181aw Guide D'utilisation page 78

Réfrigérateur a froid ventile réfrigérateur - congélateur
Table des Matières

Publicité

Montimi dhe përdorimi i frigoriferit
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj, duhet të kini kujdes pikat më poshtë:
• Para se të filloni të përdorni frigoriferin, ju lutemi telefononi qendrën më të afërt të
autorizuar të shërbimit nga "Manuali i shërbimeve të autorizuara për paj isjet
elektroshtëpiake" i cili shoqëron frigoriferin tuaj dhe merrni ndihmë falas për
montimin, funksionimin dhe përdorimin e frigoriferit tuaj.
• Voltazhi i përdorimit për frigoriferin tuaj është 220-240 V me 50Hz.
• Kordoni elektrik i frigoriferit ka një spinë me tokëzim. Kjo spinë duhet të përdoret me
një prizë me tokëzim që ka një siguresë minimumi 16 amper. Nëse nuk keni një
prizë me këto parametra, ju lutemi realizojeni me ndihmën e një elektricisti të
kualifikuar.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak
të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend që nuk është i ekspozuar ndaj
dritës së diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm nga sobat, furrat dhe
qendrat e nxehtësisë dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga
furrat elektrike.
• Frigoriferi nuk duhet të përdoret kurrë jashtë ose të lihet në shi.
• Kur frigoriferi vendoset pranë një ngrirësi me ngrirje të thellë,
duhet të ketë të paktën 2 cm hapësirë midis tyre për të
parandaluar lagështinë në sipërfaqen e jashtme.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montoni frigoriferin në një vend të përshtatshëm
në mënyrë që të ketë të paktën 15 cm në pjesën e sipërme.
• Këmbët e përparme përshtatëse duhet të vendosen në një lartësi të përshtatshme
për të lejuar funksionimin e frigoriferit në një mënyrë të qëndrueshme dhe të
përshtatshme. Ju mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar në drejtim orar (ose në
drejtimin e kundërt). Kjo gjë duhet të bëhet para se të vendosni ushqime në frigorifer.
• Para se të përdorni frigoriferin, fshini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë të
vogël bikarbonat sode, dhe më pas shpëlajini me ujë të pastër dhe thajini. Vendosni
të gjitha pjesët pasi t'i pastroni.
• Montoni gominën e rregullimit të distancës (pjesa me fletën e
zezë prapa) duke e kthyer 90° si në figurë për të parandaluar që
kondensatori të prekë murin.
Para përdorimit të frigoriferit
• Kur e vini në punë për herë të parë ose pas transportit, lëreni
frigoriferin drejt për 3 orë dhe vendoseni në prizë për të lejuar
kështu një funksionim më eficient.
• Frigoriferi mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë, e cila
do të largohet kur frigoriferi fillon të ftohet.
All manuals and user guides at all-guides.com
AL - 76 -

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières