Vendosja E Ushqimeve; Ndarja E Ngrirësit - Gorenje nrf7181aw Guide D'utilisation

Réfrigérateur a froid ventile réfrigérateur - congélateur
Table des Matières

Publicité

KAPITULLI 3
Ku t'i vendosni në
• Për kushtet normale të përdorimit, rregullimi i ndarjes së frigoriferit me 2 ose 3
shirita në grafikun me shirita është e mjaftueshme.
• Ushqimet duhet të vendosen në frigorifer në enë të mbyllura ose të mbuluara me
materiale të përshtatshme.
• Ushqimet dhe pijet e nxehta duhet të ftohen në temperaturën e dhomës para se të
vendosen në frigorifer.
• Perimet dhe frutat: mund të vendosen në koshin e perimeve drejtpërdrejt pa i
mbështjellë.
• Tubi i ajrit të frigoriferit shpërndan ajër të ftohtë në ndarjen e frigoriferit. Shmangni
pengimin e rrymës së ajrit duke mbuluar pjesën përpara të kanaleve të ushqime.
Mos futni ushqime të paketuara ose enë te llamba ose në derën e ndarjes së
frigoriferit.
Shënim i rëndësishëm:
• Mbulojini lëngjet dhe supat kur i vendosni në frigorifer. Në rast të kundërt sasia e
lagështisë brenda frigoriferit do të rritet. Dhe kjo bën që frigoriferi të punojë më
shumë. Mbulimi i ushqimeve dhe i pijeve të lejon gjithashtu që të ruash shijen dhe
aromën e tyre.
• Patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të mbahen në frigorifer.
Ndarja e ngrirësit
• Për kushtet normale të përdorimit, rregullimi i ndarjes së ngrirësit me 2 ose 3 shirita
në grafikun me shirita është e mjaftueshme.
• Ngrirësi përdoret për ruajtjen e ushqimeve të ngrira ose me ngrirje të thellë për një
kohë të gjatë ose për prodhimin e akullit.
• Mos vendosni ushqime të freskëta dhe të nxehta në raftet e derës së ngrirësit për t'i
ngrirë. Përdoreni vetëm për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.
• Mos vendosni ushqime të freskëta dhe të nxehta afër ushqimeve të ngrira pasi mund
të shkrini ushqimet e ngrira.
• Për të ngrirë ushqimet që gatuani në shtëpi (që duhet të ngrijnë) më shpejt , përdorni
raftin e ngrirjes së shpejtë, pasi ndarja e ngrirësit të shpejtë ka një kapacitet më të
lartë të ngrirjes.
• Kur ngrini ushqime të freskëta (p.sh. mish, peshk dhe mish të grirë), ndajini në pjesë
të vogla që mund t'i përdorni një herë.
• Kur ngrini ushqime të freskëta, sasia maksimale e ushqimeve që mund të ngrijë
brenda 24 orëve do të tregohet në etiketën e pajisjes (me kg).
• Për një kapacitet ideal të pajisjes që do t'ju mundësojë të arrini kapacitetin maksimal
të ngrirjes, rrotulloni çelësin e termostatit të ndarjes së ngrirësit në pozicionin MAX
(MAKSIMAL) 24 orë para se të vendosni ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirësit.
• Pasi të vendosni ushqimet e freskëta në ndarjen e ngrirësit, zakonisht është e
mjaftueshme të prisni 24 orë me çelësin në pozicionin MAX. Pas 24 orësh, nuk ka
nevojë të rregulloni çelësin e ndarjes së ngrirësit në pozicionin MAX.
All manuals and user guides at all-guides.com

VENDOSJA E USHQIMEVE

AL - 82 -

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières