Udhëzimet Për Sigurinë; Lidhja Elektrike - AEG BPE558370M Notice D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour BPE558370M:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 325
UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit
elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës
poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të
tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet
të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga
rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
• Mbylleni plotësisht derën e pajisjes, përpara se të lidhni spinën e rrymës me prizën e
rrymës.
• Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar.
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet
avull i nxehtë.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
770/928

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Bpk558370m

Table des Matières