CERTIFIKIMI
UN R-44/04
SOLUTION B2-FIX + LUX
CYBEX Solution B2-Fix + Lux - grupi 2/3, 15 deri në 36 kg
UN-R44-04
UNIVERSAL
Rekomandohet përafërsisht nga moshat 3 deri në 12 vjeç
SEMI-UNIVERSAL
15 – 36 kg
04301395
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Faleminderit që zgjodhët Solution B2-Fix + Lux si sexholino për fëmijën
tuaj.
Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta montoni sexholinon në makinë
dhe mbajini gjithnjë këto udhëzime në vendin e caktuar.
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
!
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
!
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që
ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
!
Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të
miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje
me manualin e automjetit.
!
Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi
automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose
sipas një standardi të barasvlershëm.
!
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
!
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt
me mbështetësen e automjetit.
!
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në
automjet.
!
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse
nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
!
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë
shënuar me të kuqe te sexholinoja.
!
Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e
mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
!
Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të
rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë
mos e përdridhni rripin!
!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën
kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
!
Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet
edhe kur nuk është duke u përdorur.
!
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
!
Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet
lineare anësore.
!
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë
gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda
makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
!
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
!
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
!
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta
djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë i diellit.
!
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të
diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh
aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin
përkatës.
!
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 9 vjet. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
!
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me
ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo
zbardhues.
SQ
89