•
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Levën për mbështetësen
këndore të kokës
(g) Butoni i operimit të L.S.P.
(h) Rripi i kalimit të prehrit
PËRGATITJA PËR INSTALIMIN
Lidheni mbështetësen e shpinës (b) me përforcuesin (e) duke e kapur
boshtin e kalimit te aksi i përforcuesit. Më pas, mbështetësja e shpinës (b)
paloset përpara.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) mund të përdoren në të
gjitha sediljet e makinave me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët janë
aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX-Connect (k). Prandaj, ISOFIX-
Connect mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën
e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
(i)
Kalimi i rripit të supeve
(j)
Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(k) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(l)
Doreza e rregullimit të
ISOFIX-Connect
(m) Butoni i lëshimit të
ISOFIX-Connect
(n) Treguesi i sigurisë së
ISOFIX-Connect
(o) Pikat e kapjes ISOFIX
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdoreni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) nën përforcues (e)
dhe tërhiqni dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) 180° në mënyrë që të
jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (o).
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (k) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (l) dhe shtyjeni sexholinon
kundrejt sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta nxjerrë
nga pikat e kapjes ISOFIX (o). Treguesit jeshil të sigurisë (n) duhet të jenë
të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
poshtë sediljes së makinës.
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
10. Për të aktivizuar mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (j) shtypni
butonin e operimit të L.S.P. (g). Mund të zgjatet në dy hapa.
Sexholinoja mund të përdoret gjithashtu me mbrojtësen lineare për goditjet
anësore (L.S.P.) të palosur nëse ka hapësirë të mjaftueshme në automjet
ose nëse mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) bie në konflikt me
derën e automjetit.
SQ
87