Télécharger Imprimer la page

TESY EV 2x4 2x9 S2 200 60 HP Instructions D'utilisation page 31

Publicité

I.
RREGULLA TË RËNDËSISHME
ENË ME NXEHJE INDIREKTE ME NJË KMBËMBËS NXEHTËSISË / BUFERË(BOJLER ENË
AKUMULUESE TË NXEHTËSISË SË TEPËRT) ME TENSION TË LARTË / ENË ME NXEHJE
INDIREKTE ME DY KËMBYES NXEHTËSIE.
Qëllimi i këtij përshkrimi teknik dhe instruksioni të funksionimit është t'ju njohë me
produktin dhe kushtet për montimin dhe funksionimin e duhur të tij. Instruksioni
është i destinuar edhe për teknikët kompetentë ligjërisht të cilët do ta montojnë
pajisjen, do ta çmontojnë dhe riparojnë atë në rast dëmtimi.
Respektimi i udhëzimeve në këtë instruksioni është në interes të blerësit dhe është
një nga kushtet e garancisë të specifikuara në kartën e garancisë.
Ky instruksion është një pjesë integrale e pajisjes. Duhet të ruhet dhe duhet të
shoqërojë pajisjen në rast se ndryshon pronar ose përdorues dhe/ose riinstalohet.
Lexoni me kujdes instruksionin. Kjo do t'ju ndihmojë të siguroni instalimin,
përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt të pajisjes suaj. Montimi i pajisjes bëhet
me shpenzimet e blerësit dhe duhet të kryhet nga një instalues i kualifikuar, në
përputhje me këtë instruksion.
KUJDES! Instalimi dhe lidhja e gabuar e pajisjes mund ta bëjë atë të
rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e përdoruesve, duke shkaktuar ndoshta
pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ta, duke përfshirë por pa u kufizuar në
lëndime fizike dhe/ose vdekje. Kjo gjithashtu mund të çojë në dëmtime në pronën e
tyre /dëmtim dhe/ose shkatërrim/, si dhe në atë të palëve të treta, të shkaktuara,
duke përfshirë por pa u kufizuar në përmbytjet, shpërthimet dhe zjarrin.
Montimi, lidhja me rrjetin e furnizimit me ujë dhe të energjisë elektrike dhe vënia në
punë duhet të kryhen vetëm nga elektricistë dhe teknikë të kualifikuar për riparimin
dhe montimin e pajisjes, të cilët kanë fituar aftësinë e tyre juridike në territorin e
vendit ku do të kryhet montimi dhe vënia në punë të pajisjes dhe në përputhje me
rregulloret dhe udhëzimet vendëse.
E RËNDËSISHME! Mosrespektimi i rregullave të përshkruara më poshtë çon në
shkelje të garancisë së pajisjes, në këtë rast Prodhuesi nuk mban më përgjegjësi!
Përdorimi i pajisjes për qëllime të ndryshme nga qëllimi i destinuar (pika III)
është i ndaluar.
Para se të vini në punë ngrohësin e ujit, sigurohuni që rezervuari i tij të jetë
plot me ujë.
Montimi dhe shërbimi i pajisjes duhet të kryhet nga një instalues i kualifikuar
në përputhje me instrukcionin e prodhuesit (pika V 1,2,3,4).
Pajisja duhet të montohet vetëm në dhoma me siguri normale nga zjarri. Duhet
të ketë një sifon në instalimin e ujërave të zeza në dysheme. Dhoma duhet të
sigurohet nga një rënie e temperaturës nën 4
Lidhja e kontejnerit të ujit me rrjetin e ujësjellësit dhe transmetimit të
nxehtësisë duhet të kryhet vetëm nga persona teknikë juridikisht kompetentë.
Kur lidhni tubat e bakrit me hyrjet dhe daljet, përdorni një lidhje dielektrike të
ndërmjetme. Përndryshe, ekziston rreziku i korrozionit të kontaktit në pajisjet e
lidhjes!
Është e detyrueshme të montoni një valvul sigurie (5) në hyrjen e ujit të ftohtë.
fig (5 dhe 6) Përjashtim: Nëse rregulloret (normat) lokale kërkojnë përdorimin e
një valvule ose pajisjeje tjetër sigurie (në përputhje me EN 1487 ose EN 1489),
ajo duhet të blihet shtesë. Për pajisjet që janë në përputhje me EN 1487, presioni
maksimal i deklaruar i punës duhet të jetë 0,7 MPa. Për valvulat e tjera të sigurisë,
presioni në të cilin ato janë kalibruar duhet të jetë 0,1 MPa nën atë të shënuar në
pllakën e pajisjes.
Gjatë funksionimit (regjimi i ngrohjes së ujit), është normale që uji të pikojë
nga vrima e shkarkimit të valvulës së sigurisë. Ajo duhet të lihet e hapur ndaj
atmosferës. Valvula e sigurisë dhe tubacioni nga ajo ndaj pajisjes duhet të
mbrohen nga ngrirja. Në rast kulimi me zorrë - fundi i lirë i saj duhet të jetë
gjithmonë i hapur ndaj atmosferës (jo i zhytur). Markuçi duhet gjithashtu të
mbrohet nga ngrirja.
Nëse temperatura në dhomë ka gjasa të bjerë nën 0
kullohet!
Për funksionimin e sigurt të pajisjes, valvula e sigurisë duhet të pastrohet dhe
kontrollohet rregullisht për të parë nëse funksionon normalisht /jo e bllokuar/
dhe për zonat me ujë shumë gëlqeror duhet pastruar nga gurët e grumbulluar
gëlqeror. Ky shërbim nuk i nënshtrohet shërbimit të garancisë. Nëse, kur doreza
e valvulës rrotullohet kur kontejneri i ujit është plot, nuk rrjedh ujë nga vrima
e kullimit, ky është një sinjal mosfunksionimi dhe përdorimi i pajisjes duhet të
ndërpritet.
Kjo pajisje nuk është e destinuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, përveç nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje
me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë. Pastrimi dhe
mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.
Është e nevojshme të respektohen rregullat e shërbimit periodikisht të
detyrueshëm, ndërrimin e mbrojtësit të anodës dhe heqjen e gëlqeres së
grumbulluar edhe pas skadimit të periudhës së garancisë së pajisjes. (pika VI; VII;
VIII).
Pajisja është e destinuar për ngrohjen e ujit të pijshëm në fazë të lëngshme.
Përdorimin e saj me lëngje të tjera në faza të tjera do të anulojë garancinë!
Këmbyesit e nxehtësisë së pajisjes janë krijuar për të punuar me ujë të pastër
qarkullues ose një përzierje të tij dhe glikol propilen në fazë të lëngshme. Prania e
shtesave kundër korrozionit është e detyrueshme! Përdorimi i tyre me lloje të tjera
lëngjesh dhe në gjendje të tjera agregate çon në shkelje të garancisë!
E RËNDËSISHME! Funksionimi i pajisjes në temperatura dhe presione që nuk
korrespondojnë me ato të përshkruara çon në shkelje të garancisë!
Shqip
C.
0
C, ena me ujë duhet të
0
II.
TË DHËNAT TEKNIKE
1. Vëllimi i kapacitetit, litra - shikoni pllakën mbi pajisjen.
2. Pesha neto - shikoni pllakën mbi pajisje.
3. Sipërfaqja e shkëmbyesit të nxehtësisë - shihni pllakën mbi pajisjen.
4. Izolimi i fortë PU
Vëllimi i kapacitetit, litra
200 ÷ 500
800 ÷ 2000
5. Vëllimi i shkëmbyesit të nxehtësisë - shihni pllakën mbi pajisjen.
6. Humbja e nxehtësisë - shihni pllakën mbi pajisjen, shihni Shtojcën II.
7. Temperatura maksimale e punës së enës së ujit - shikoni pllakën mbi pajisjen.
8. Temperatura maksimale e funksionimit të shkëmbyesit të nxehtësisë - shihni
pllakën mbi pajisjen.
9. Presioni maksimal i projektimit të enës me ujë - shikoni pllakën mbi pajisjen.
10. Presioni maksimal i projektimit të shkëmbyesit të nxehtësisë - shihni pllakën
mbi pajisjen.
11. Fuqia ngrohëse - shikoni pllakën mbi pajisjen
12. Sasia e ujit të nxehtë - shikoni pllakën mbi pajisjen
13. Emri dhe adresa e prodhuesit - shikoni pllakën mbi pajisjen
III.
DESTINIMI
Pajisja është e destinuar për të siguruar ujë të nxehtë (të pijshëm) për objektet që kanë një
rrjet furnizimi me ujë me një presion jo më shumë se 0,6 MPa (6 bar). Përmbajtja e klorureve
në ujin e përdorur për ngrohje duhet të jetë nën 250 mg/l dhe përçueshmëria elektrike duhet
të jetë brenda kufijve nga 100 μS/cm deri në 2000 μS/cm. Shkëmbyesit e nxehtësisë janë
të lidhur me sistemet e mbyllura të ngrohjes me presion deri në shihni pllakën në pajisjes.
Bartësi i nxehtësisë në këto sisteme duhet të jetë uji qarkullues ose një përzierje e tillë me
glikol propilen dhe shtesa kundër korrozionit!
IV.
PËRSHKRIMI I PAJISJES
Në varësi të modelit, ngrohësit e ujit mund të jenë pa shkëmbyes nxehtësie,
me një ose dy shkëmbyes nxehtësie të integruar (shih Shtojcën I).Ndaj pajisjes
është montuar një tregues për leximin e temperaturës në ngrohësin e ujit – T.
Daljet e tubave (të shënuara TS1, TS2, TS3) janë të disponueshme për instalimin
e sensorëve për matjen e temperaturës së ujit në bojlerin dhe për të marrë pjesë
në menaxhimin e rrjedhës së transportuesit të nxehtësisë përmes shkëmbyesve
të nxehtësisë. Një dalje tubi e shënuar me shkronjën R është destinuar për
riqarkullimin e ujit të nxehtë, në instalimet që ofrojnë këtë mundësi.
Produktit mund t'i montohet një ngrohës elektrik, për të cilin sigurohet një dalje
tubi e shënuar me shkronjat EE (HE).
Pajisja është e pajisur me një fllanxhë të vendosur anash dhe shërben për
kontrollin dhe pastrimin e rezervuarit të ujit, si dhe për instalimin e një ngrohës
elektrik shtesë.
Përshkrimi i rezultateve dhe karakteristikat teknike tregohen përkatësisht në
Tabelën 1/2/4/6/7/8
KUJDES! Ngrohësi elektrik duhet të miratohet nga prodhuesi i ngrohësit
të ujit. Përndryshe, garancia për pajisjen do të jetë e pavlefshme dhe
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për funksionimin jonormal të pajisjes.
V.
MONTIMI DHE LËSHIMI NË PUNË
KUJDES! Të gjitha punët e montimit duhet të kryhen nga një teknikë të
kualifikuar.
1.
MONTIMI
Ngrohësit e ujit janë mbërthyer në paleta transporti individuale për të lehtësuar
transportin e tyre. Me kusht që pajisja të instalohet në një dhomë me dysheme
të sheshtë dhe me lagështi të ulët, lejohet që paleta të mos hiqet. Nëse është e
nevojshme të hiqni paletën, duhet të respektohet vijueshmëria e mëposhtme (Fig.
5):
Vendoseni pajisjen në një pozicion të shtrirë, duke vendosur paraprakisht një
nënshtresë poshtë saj për ta mbrojtur nga dëmtimi;
Zhvidhosni tre bulonat me të cilat është kapur paleta në ngrohësin e ujit;
Vidhosni takat e rregullueshme në vend të bulonave;*
Vendoseni pajisjen në një pozicion vertikal dhe e rrafshoni duke rregulluar
lartësinë e thembrave.
* Në rastet kur takat e rregullueshme janë të përbëra, montoni thembra duke
ndjekur vijueshmëria e mëposhtme (Fig. 6):
vendosni detalin 1 të bulonit 2, të hequr nga paleta;
futni rondelen 3 të hequr nga paleta;
vidhosni dhe shtrëngoni mirë dadot 4;
KUJDES! Për të shmangur dëmtimin e përdoruesit dhe (ose) palëve të
treta në rast të një mosfunksionimi në sistemin e furnizimit me ujë të
nxehtë, është e nevojshme të instaloni pajisjen në dhoma me hidroizolim
dyshemeje dhe (ose) kullim në kanalizimin.
AL
Izolimi i fortë PU, mm
50
100
31
Instruksioni për shfrytězimin

Publicité

loading