Télécharger Imprimer la page

Bosch GBH 18V-28 D Professional Notice Originale page 210

Publicité

210 | Shqip
Nxjerrja e pluhurit/ashklave
Pluhuri nga materiale të tilla si boja me bazë plumbi, disa
lloje druri, minerale dhe metali mund të jenë të dëmshëm për
shëndetin. Prekja ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë
reaksione alergjike dhe/ose sëmundje të frymëmarrjes tek
përdoruesi ose tek njerëzit pranë.
Disa pluhura si pluhuri i lisit ose i ahut konsiderohen
kancerogjene, veçanërisht në kombinim me aditivë për
trajtimin e drurit (kromat, konservues druri). Materiali që
përmban asbest mund të përpunohet vetëm nga specialistë.
– Nëse është e mundur, përdorni një sistem për nxjerrjen e
pluhurit që është i përshtatshëm për materialin.
– Sigurohuni që vendi i punës të jetë i ajrosur mirë.
– Rekomandohet të vishni një maskë respiratore me filtër të
klasës P2.
Ju lutemi, vini re rregulloret e zbatueshme në vendin tuaj për
materialet që do të përpunohen.
Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës.
u
Pluhuri mund të ndizet lehtësisht.
Nxjerrja e pluhurit me GDE 28 D (shih figurën G)
ose GDE 18V-26 D
Për nxjerrjen e pluhurit të betonit dhe gurëve kërkohet
pajisja thithëse GDE 28 D ose GDE 18V-26 D.
Për pluhurin nga druri, metali dhe plastika, si dhe pluhuri që
është i rrezikshëm për shëndetin (p.sh. azbesti), ky sistem
nxjerrjeje nuk është i përshtatshëm.
Funksionimi
Instalimi
Rregulloni mënyrën e funksionimit
Përdorni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) për të
zgjedhur mënyrën e funksionimit të veglës elektrike.
– Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit, shtypni butonin
e lirimit (10) dhe rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/
rrotullimit (11) në pozicionin e dëshiruar derisa të klikojë
me zë në vend.
Shënim: Ndryshoni modalitetin e funksionimit vetëm kur
vegla elekrike është e fikur! Përndryshe, vegla elektrike
mund të dëmtohet.
Pozicioni për shpimin me çekiç në beton ose
gur
Pozicioni për shpim pa goditje në dru, metal,
qeramikë, plastike si dhe për vidhosje
Pozicioni Vario-Lock për rregullimin e
pozicionit të daltës
Në këtë pozicion, çelësi i ndalimit të goditjes/
rrotullimit (11) nuk kyçet.
1 609 92A A7L | (19.09.2024)
Pozicioni për daltë
Caktoni drejtimin e rrotullimit
Ju mund të përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) për
të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës
elektrike.Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet
çelësi i ndezjes/fikjes (7).
Përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) vetëm
u
kur vegla elektrike nuk është në punë.
Gjithmonë vendosni drejtimin e rrotullimit për shpimin me
çekiç, shpimin dhe daltë në drejtim të akrepave të orës.
– Punim djathtas: Shtypni çelësin e drejtimit
të rrotullimit (5) në të majtë sa më shumë që
të shkojë.
– Punim majtas: Shtypni çelësin e drejtimit të
rrotullimit (5) në të djathtë sa më shumë që
të shkojë.
Shënim: Nëse drejtimi i çelësit të rrotullimit është në
pozicionin e mesëm, çelësi i ndezjes/fikjes është i bllokuar.
Ndez/fik
– Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/
fikjes (7).
Drita e punës (9) ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (7)
shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës
të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.
Kur ndizni veglën elektrike për herë të parë, mund të ketë një
vonesë në nisje sepse së pari duhet të konfigurohet
elektronika e veglës elektrike.
Në temperatura të ulëta, vegla elektrike e arrin
performancën e plotë të çekiçit/të goditjes vetëm pas një
kohe të caktuar.
– Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/
fikjes (7).
Caktoni nurmin e rrotullimeve/numrin e goditjeve
Ju mund të caktoni vazhdimisht nurmin e rrotullimeve/
numrin e goditjeve në veglën elekrike kur është e ndezur, në
varësi të asaj se sa shumë e shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
(7).
Shtypje e lehtë në çelësin e ndezjes/fikjes (7) shkakton një
numër rrotullimesh/numër goditjesh më të ulët. Me rritjen e
presionit, rritet numri i rrotullimeve/i goditjeve.
Ndryshimi i pozicionit të daltës (Vario-Lock)
Ju mund ta bllokoni daltën 44 në pozicione.Kjo ju lejon të
merrni pozicionin optimal të punës.
– Fusni daltën në mbajtësen e veglës.
– Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në
pozicionin „Vario-Lock".
– Rrotulloni veglën e përdorur në pozicionin e dëshiruar të
daltës.
– Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (11) në
pozicionin "daltë". Mbajtësja e veglave tani është
bllokuar.
Bosch Power Tools

Publicité

loading