Shqip
► Hiqni elementin e filtrit (3).
► Hiqni filtrin e shkumës (4) nga filtri i letrës (5).
► Kontrolloni elementin e filtrit (3) dhe filtrin (4,
5). Nëse vërehet dëmtim apo ndotje e fortë e
filtrave, ndërrojini pjesët.
► Zhyteni filtrin e ri të shkumës (4) në vaj të ri
motori përpara instalimit. Shtrydheni jashtë
vajin e tepërt të motorit.
► Futni filtrin e shkumës (4) në filtrin e letrës (5).
► Futni elementin e filtrit (3).
► Vendosni kapakun (2).
► Vidhosni dorezat rrotulluese (1).
7.4
Pastrimi i filtrit të ajrit
Pastroni filtrat e vajit sipas intervaleve të
përcaktuara të mirëmbajtjes.
përdorni pajisjen STIHL në kushte me pluhur,
pastrojini më shpesh filtrat.
► Fikeni motorin.
► Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
► Pastrojeni me një leckë kasën dhe kapakun e
filtrit të ajrit.
► Hiqni elementin e filtrit,
► Lajeni filtrin e shkumës (1) me ujë me sapun
dhe lëreni të thahet. Hidheni tretësirën e
ndotur të sapunit në një mënyrë që nuk
dëmton mjedisin.
Goditeni filtrin prej letre (2).
140
7.1. Kur e
7.3.
UDHËZIM
■ Pastrimi me ajër me presion mund ta
dëmtojë filtrin prej letre.
► Mos e pastroni filtrin prej letre me ajër me
presion.
UDHËZIM
■ Pluhuri dhe papastërtitë pas filtrit prej letre
mund të shkaktojnë dëmtimin e motorit.
► Pastrojeni filtrin prej letre, në mënyrë që të
mos mbetet pluhur dhe papastërti.
► Montoni filtrin e ajrit,
7.5
Kontrolli i kandelave
► Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohet.
UDHËZIM
■ Motori ka dy kandela. Duhen kontrolluar që të
dy kandelat.
► Hiqni spinën e kandelës (1).
► Nëse zona rreth kandelës (2) është e ndotur:
Pastrojeni zonën rreth kandelës (2) me një
leckë.
► Zhvidhoseni kandelën (2).
► Pastrojeni kandelën (2) me një leckë.
► Mateni distancën e elektrodës (A) me një
matës trashësie. Rregullojeni nëse është e
nevojshme: A = 0,8 mm.
► Ndërroni kandelën,
– Nëse kandela (2) është e gërryer.
– Nëse izolanti ka plasaritje apo dëmtime.
► Shtrëngojeni kandelën (2) fort me dorë.
7 Mirëmbajtja
7.3.
9.2:
0478-983-9915-B