Télécharger Imprimer la page

Stihl EVC 8000.0 Notice D'emploi page 138

Publicité

Shqip
4.3
Puna
PARALAJMËRIM
■ Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi.
Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
► Mos i thithni gazet e shkarkimit.
► Punoni në një vend të mirajruar.
► Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
■ Pas ndezjes motori mund të jetë i nxehtë.
Në rast të tillë mund të digjeni.
► Prisni derisa motori të ftohet përpara
pastrimit.
■ Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
■ Nëse motori fiket kur është me xhiro të larta,
mund të ketë ndezje të çrregullt apo rindezje.
► Vëreni motorin në punë për 20 sekonda në
shpejtësi minimale përpara se ta fikni.
5
Bëjeni gati për përdorim
motorin
5.1
Karburanti
Motori furnizohet me benzinë nga serbatori i
pajisjes STIHL.
Motori është i miratuar për benzinë pa plumb.
Benzina pa plumb digjet me më pak mbetje,
redukton depozitimet në kandelë dhe zgjat jetën
e sistemit të skapamentos. Benzina duhet të
përmbushë kërkesat e mëposhtme:
– Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
– Vlera e oktanit të Benzinës të jetë të paktën 90
oktanë.
– Benzina të ketë një përqindje etanoli prej
maksimumi 10% (E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky
karburant është thuajse pa benzol, squfur dhe
aromatizues të dëmshëm për shëndetin.
KUJDES
■ Nëse motori nuk furnizohet me benzinën e
duhur, motori mund të dëmtohet.
138
5 Bëjeni gati për përdorim motorin
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë
e re, mos përdorni kurrë përzierje dy-taktëshe
(benzinë me shtesë vaji).
Mos e furnizoni me benzinë të ndotur ose të
kontaminuar.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërti dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë të miratuar (jo E85).
Në rastin e zhurmave trokitëse ose tingëllues
ndërroni markën e benzinës.
► Nëse është e nevojshme kontaktoni
shitësin e specializuar, STIHL rekomandon
shitësit e specializuar të STIHL.
5.2
Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
KUJDES
■ Motori dorëzohet pa vaj motori.
Mbajtja me më shumë apo më pak vaj se niveli i
lejuar i mbushjes mund ta dëmtojë motorin.
► Mbusheni vajin e motorit përpara vënies së
parë në punë.
► Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin.
► Zhvidhosni shufrën e vajit (1).
► Rimbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme deri sa të arrihet niveli maksimal
(2).
Kapaciteti për vajin është:
– Për mbushjen e parë: 2,4 litra
– Për ndërrimin e vajit: 2,1 litra
► Vidhosni shufrën e vajit (1).
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo ndezjeje.
7.2. Nëse është nevoja,
rimbusheni vajin e motorit.
Motori është projektuar për vajrat standardë të
motorëve me 4 takte.
► Përdorni vajra motori të kategorive SF, SG,
SH, SJ e lart.
► STIHL rekomandon përdorimin e vajrave të
motorit si më poshtë:
– SAE 30
– SAE 10W-30
0478-983-9915-B

Publicité

loading