b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c) Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë
vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit. Goditja
e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e kundërt me
lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.
d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
• Përdoreni këtë vegël vetë për lëmim në të thatë
• Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
• Mos përdorni aksesorë të dëmtuar, të deformuar ose që
dridhen
• Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse A 2 ose B 2;
mos e përdorni kurrë veglën pa të
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Kur punoni, mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja
duart dhe mbani një qëndrim të sigurt
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet
aksidentalisht spina, lëshoni çelësin H 2 për të
parandaluar rindezjen e pakontrolluar
PAS PËRDORIMIT
• Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i dorezave ndihmëse 7
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse A në të djathtë ose në të
majtë të veglës (në varësi të punës që do të kryhet)
- montoni dorezën ndihmëse B si në ilustrim dhe
shtrëngoni të dyja vidat e përfshira me çelësin
heksagonal C
• Montimi i aksesorëve 2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor D dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- vidhosni fletën mbështetëse VELCRO E në boshtin
kryesor D ndërsa shtypni butonin e bllokimit të boshtit
F
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues F
vetëm kur boshti D të jetë e palëvizshme
- thjesht shtypni kapakun e leshtë G në mbështetësen
VELCRO E
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
130