9.
Gjatë përdorimit të veglës, mos mbani doreza
pune prej lecke sepse ato mund të ngecin.
Ngecja e dorezave të punës prej lecke në pjesët
lëvizëse mund të rezultojë në lëndime personale.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi
130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
3.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
ndërrimin e aksesorëve.
Paralajmërime sigurie për pompën
me bateri
1.
Kur fryni objekte, lidhni fort mandrinon
pneumatike, përshtatësin dhe valvulën.
Përndryshe, objekti, zorra, mandrinoja pneumatike
apo përshtatësi mund të dëmtohen dhe mund të
lëndoheni.
2.
Lëshojeni ngadalë presionin e ajrit. Kur hiqni
zorrën pas fryrjes së objekteve, mbajeni fort
objektin, zorrën dhe mandrinon pneumatike.
Objekti, mandrinoja pneumatike apo përshtatësi
mund të kthehet për shkak të ajrit të dalës duke
shkaktuar lëndime.
Mos e fryni objektin përtej presionit të tij
3.
maksimal. Përndryshe, vegla ose objekti mund të
dëmtohen dhe mund të lëndoheni.
Mos e përdorni veglën përtej presionit të
4.
saj maksimal dalës. Përdorimi i veglës në
një presion dalës më të madh se presioni i saj
maksimal dalës mund të shpërthejë objektin ose
veglën.
5.
Fryni vetëm objekte të synuara për fryrje nga
prodhuesi, si p.sh. goma, topa sporti ose
kamerdare të vogla. Fryrja e objekteve të tjera
mund t'i dëmtojë duke shkaktuar lëndime.
6.
Kur fryni objekte, kontrolloni manometrin,
statusin e veglës dhe objektit dhe kontrolloni
që të mos ketë rrjedhje ajri. Përndryshe, vegla
ose objekti mund të dëmtohen duke shkaktuar
lëndime.
7.
Kur ngrini veglën, mbajeni nga doreza. Mos
e ngrini apo tërhiqni zorrën. Vegla mund të
dëmtohet duke shkaktuar lëndime.
8.
Pas fryrjes së objekteve, kontrolloni presionin
e ajrit duke përdorur një pajisje të besueshme
dhe të kalibruar matëse. Manometrin e pajisjes
përdoreni vetëm si referencë.
9.
Pas përdorimit të veglës për 10 minuta pa
ndalim, ndaloni përdorimin e saj për 5 minuta
për ta ftohur. Mos e përdorni veglën përtej
kohës së lejuar të përdorimit të vazhduar.
Përndryshe, vegla mund të dëmtohet duke
shkaktuar lëndime.
10. Mos e përdorni veglën në rërë apo në sipërfaqe
me pluhur. Brenda pajisjes mund të hyjnë objekte
të huaja duke shkaktuar keqfunksionim.
Mos e drejtoni daljen e zorrës drejt vetes apo
11.
të tjerëve. Mund të fryhen objekte me forcë duke
shkaktuar lëndime.
12. Mos e drejtoni daljen e zorrës drejt pluhurit
apo gjërave të ngjashme. Pluhuri mund të
shpërndahet duke shkaktuar lëndime.
13. Mos fryni objekte me kapacitet të madh. Nëse
fryni objekte me kapacitet të madh, vegla mund të
nxehet shumë dhe mund t'ju djegë lëkurën.
14. Mos e prekni pajisjen, zorrën, mandrinon
pneumatike apo përshtatësin menjëherë pas
fryrjes së objekteve. Pjesët metalike mund të
nxehen shumë dhe mund t'ju djegin lëkurën.
15. Mos e përdorni veglën me duar të lagura.
16. Sigurohuni që zorra të mos ketë ngecur. Zorra
e ngecur mund të shkaktojë humbje të ekuilibrit
duke shkaktuar lëndime.
17. Mos e lini kurrë veglën të pamonitoruar
kur zorra është e lidhur me objektin gjatë
përdorimit.
18. Mos e përdorni veglën si pajisje për
frymëmarrje.
19. Mos e përdorni veglën për të spërkatur
kimikate. Mund të dëmtoni mushkëritë duke
thithur avuj toksikë.
192 ALBANIAN