Télécharger Imprimer la page

Foppapedretti TicToc Notice D'utilisation page 249

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 42
MIRËMBAJTJA - Pastrimi
Veshja dhe rripat e sigurimit mund të pastrohen duke përdorur një leckë të pastër,
ujë të ngrohtë e sapun.
Pjesët plastike mund të pastrohen me një detergjent delikat dhe ujë të ngrohtë.
Mos përdorni detergjente të fortë (si tretësit).
Ndenjësja nuk duhet të përdoret pa veshje.
SI TË HIQET VESHJA (fig. 6.1, 6..2, 6.3, 6.4)
Shtypni butonin qendror të kuq të mbërtheckave dhe shkëputni lidhësit nga
mbërthecka. Hiqni të dy rripat e kraharorit bashkë me lidhëset nga vrimat e
kopsave dhe nga telajo.
Nuk është e nevojshme të hiqni rripin e gjoksit nga unaza e tensionit të rripit.
Hiqni rripin duke ndjekur udhëzimet në paragrafin "Si të hiqni mbërtheckat nga
parzmorja" dhe hiqni mbërtheckat nga veshja.
Hiqeni mbulesën nga telajo.
Për të rivendosur veshjen ndiqni procedurën në të kundërt
KUJDES! Rivendosni rripat në mënyrë korrekte, duke shmangur përdredhjet.
Si të hiqni mbërtheckat nga parzmorja (fig. 7.1, 7.2)
• Shkëputni mbërtheckat (shtypni butonin e kuq të zbërthimit).
• Gjeni unazën metalike të ngjitur në rrip nën veshjen.
• Rrotulloni unazën metalike dhe hiqeni atë përmes telaios dhe mbushjes
Si të rivendosni mbërtheckat në parzmore
• Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve përmes mbushjes dhe
telaios (a). Unaza metalike, e fiksuar në rrip, duhet të dalë nga telaio (fig. 8.1).
• Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve nëpërmjet telaios (a).
Sigurohuni që të jetë futur dhe kyçur saktë (fig. 8.2).
• Tërhiqeni mbërtheckën qendrore për të kontrolluar që rripi i rrëzës së kofshëve
të jetë i siguruar siç duhet.
HIQNI TENDËN (fig. 9.1, 9.2, 9.3, 9.4).
• SHQIPTAR •
MIRËMBAJTJA
133

Publicité

loading