Veshja
Pjesët e pëlhurës mund të lahen duke ndjekur udhëzimet në etiketën e larjes.
•
Pastroni pëlhurën me ujë, me një detergjent neutral dhe me një sfungjer.
•
Mos përdorni asnjëherë produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues ose hollues.
•
Pastrojeni pëlhurën me furçë në vend që ta lani.
•
Mos e përdorni produktin nëse është ende i lagësht dhe mos e lini në mjedise të lagështa pasi mund të krijohet myk.
•
Ruajeni produktin në një vend pa lagështirë.
•
Mbroni produktin nga agjentë atmosferikë, si uji, shiu apo bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur në
•
diell mund të shkaktojë ndryshime ngjyrash në shumë materiale.
Rekomandojmë larjen e mbulesës veçmas nga sendet e tjera.
•
Respektoni udhëzimet për larjen e mbulesës ashtu siç tregohet në etiketat përkatëse.
•
Thaheni tërësisht mbulesën përpara se ta përdorni apo ta ruani.
•
Për të parandaluar formimin e mykut, këshillohet që të ajrosni krevatin në mënyrë periodike.
•
MIRËMBAJTJA E PRODUKTIT
Kjo karrocë fëmijësh kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
•
Produkti kërkon mirëmbajtje edhe sado të vogël. Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse do të rrisë jetëgjatësinë e karrocës dhe
•
do ta bëjë më të lehtë palosjen dhe shpalosjen e saj.
Nëse disa nga pjesët e karrocës ngurtësohen ose bëhen të vështira për t'u përdorur, aplikoni një sasi të vogël lubrifikanti
•
në formë spay, si p.sh. WD 40. Mos përdorni vaj apo yndyrë. Produkti WD 40 nuk duhet të përdoret për lubrifikimin e
rrotave të lëvizshme. Nëse nevojitet, rrotat duhet të hiqen dhe të pastrohen me një leckë të butë e të thatë.
Kontrolloni rregullisht pajisjet e kyçjes, frenat, rrotat, rripat, levat, rregulluesit e sediljeve, nyjet dhe mbërthyesit,
•
gjithmonë duke u siguruar që ato të jenë të kyçura siç duhet dhe në gjendje të mirë pune.
Rrotat janë të konsumueshme dhe duhet të zëvendësohen kur është e nevojshme.
•
Kryeni një kontroll të plotë për funksionimin e duhur të karrocës pas 18 muajsh përdorim, pas një periudhe të gjatë
•
mospërdorimi dhe përpara se ta përdorni për një fëmijë të dytë.
Pastroni pëlhurën me ujë, me një detergjent neutral dhe me një sfungjer.
•
Pjesët plastike dhe metalike mund të pastrohen me ujë të ngrohtë, me një detergjent neutral dhe me një sfungjer.
•
Mos përdorni asnjëherë produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues ose hollues.
•
Kontrolloni rregullisht platformën mbajtëse dhe verifikoni që të mos ketë pjesë të dëmtuara apo të konsumuara.
•
Zëvendësoni platformën mbajtëse nëse ka pjesë të dëmtuara.
• SHQIPTAR •
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
108