Télécharger Imprimer la page

Dolmar PM-411 C Manuel D'instructions D'origine page 211

Tondeuse thermique
Masquer les pouces Voir aussi pour PM-411 C:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 17
• Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me
defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë
dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e
duhur.
• Kujdes: Kositësi i barit nuk duhet të përdoret pa patur
grumbulluesin e barit apo mbrojtësen e shkarkimit me
vetë-mbyllje të vendosur.
• Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin
apo ta përdorni së tepërmi atë.
• Mos ndryshoni ose mos ngacmoni puthitjet për
kontrollin e shpejtësisë së motorit.
• Sistemet ose veçoritë e sigurisë së kositësit të barit nuk
duhet të ngacmohen ose çaktivizohen.
• Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit
përpara se të ndizni motorin.
• Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg tehut(eve).
• Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin.
• Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara
marmitës.
• Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët
rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së
shkarkimit.
• Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen
e barit kur motori është në punë.
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni
marmitën;
- përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi
kositëse;
- pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni
kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini
kositësen në punë;
- nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë
anormale (kontrollojeni menjëherë).
• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- kur e lini kositësen e barit pa punë;
- përpara rimbushjes me karburant.
• Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit
dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni
karburantin me përfundimin e kositjes.
• Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin
është projektuar, për prerjen dhe mbledhjen e barit.
Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe i
shkakton dëme makinës.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
• Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që pajisja të jetë në kushte
të sigurta pune.
4. TË DHËNA TEKNIKE
Modeli
Lloji i motorit
Vetërrotullim
Zhvendosja e motorit
• Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në
ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt
me zjarrin apo shkëndijat.
• Gjithashtu jepini kohë të ftohet motorit para
magazinimit në ndonjë vend; Pastroni dhe mirëmbani
kositësin e barit para magazinimit.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin,
zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e
mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo
grasoja e tepërt.
• Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum
apo prishje.
• Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara.
• Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise
të jashtme.
• Mirëmbajtja e gabuar, përdorimi i pjesëve të
papërshtatura të këmbimit ose heqja apo modifikimi i
pjesëve përbërëse të sigurisë mund të dëmtojë
kositësin e barit dhe të lëndojë rëndë përdoruesit.
• Përdorni vetëm tehet e rekomanduara dhe pjesë
këmbimi nga prodhuesi. Përdorimi i pjesëve jo-
origjinale mund të dëmtojë makinerinë dhe lëndojë
përdoruesit. Mbajeni kositësin e lëndinës në gjendje të
mirë pune.
• Nëse pajisja e ndalimit të tehut nuk funksionon,
kontaktoni me qendrën e shërbimit për ndihmë.
Transportimi dhe përdorimi
• Sa herë të përdorni, ngrini, transportoni ose anoni
pajisjen, ju duhet:
- të vishni doreza të forta pune;
- ta kapni makinën në ato pika që ju ofrojnë një kapje
të sigurt, duke marrë parasysh peshën dhe
shpërndarjen e saj.
- të përdorni një numër njerëzish që i përshtatet
peshës së makinerisë dhe karakteristikave të
automjetit ose vendit ku duhet të vendoset ose nga i
cili do të merret.
• Gjatë transportimit, shtrëngojeni mirë makinerinë me
litarë ose zinxhirë.
VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
VINI RE: Rimbusheni në zona me ajrim të
mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.
3. PËRSHKRIMI I PJESËVE
(Fig. 1 dhe 2)
Duke përfshirë
A: Çelësin e kandelës
B: Pyka e mulkimit
PM-411 C
Seria B&S 500E
Jo
3
140 cm
PM-461 C
Seria B&S 625E
Jo
3
190 cm
211

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pm-461 c