Télécharger Imprimer la page

Skil 0713 Notice Originale page 85

Masquer les pouces Voir aussi pour 0713:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të pasme
me defekt ose kuti bari me defekt
Kur përdorni veglën pa kutinë e barit, sigurohuni që
mbrojtësja e pasme të jetë në pozicionin e mbyllur (rrezik
dëmtimi nga thika prerëse që rrotullohet)
Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
SIGURIA ELEKTRIKE
Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale
40 metra (1,0 mm²), 60 metra (1,5 mm²) ose 100 metra
(2,5 mm²)
Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F
ose H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë
kundër ujit
Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
SIGURIA PERSONALE
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga personat
që kanë kufizime fizike,
ndijore ose mendore ose
mungesë eksperience ose
njohurish nëse një person
përgjegjës për sigurinë e
tyre i monitoron ose i ka
udhëzuar për përdorimin në
mënyrë të sigurt të pajisjes
dhe ata i kanë kuptuar rreziqet
përkatëse (në rast të kundërt,
ekziston rreziku i gabimeve dhe i
dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do
të garantojë që fëmijët të mos
luajnë me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
Mos e përdorni veglën kur jeni zbathur ose mbani
sandale të hapura; vishni gjithmonë këpucë të ashpra
dhe pantallona të gjata
Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
Mos kositni kurrë shumë afër personave (veçanërisht
fëmijëve) dhe kafshëve
Mbajini gjithmonë duart dhe këmbët larg nga pjesët
rrotulluese
Qëndroni gjithmonë larg nga e çara e shkarkimit
Ndizeni motorin sipas udhëzimeve dhe me këmbët mjaft
larg nga thika prerëse
Përdoreni kositësen vetëm me shpejtësinë e ecjes (mos
vraponi)
Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos
kositni në pjerrësi shumë të madhe
Kini shumë kujdes kur lëvizni mbrapsht ose kur e tërhiqni
kositësen drejt vetes
PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja
dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe
të hidhen nga mekanizmi i prerjes
Sigurohuni gjithmonë që mekanizmi i prerjes të jetë
në gjendje të mirë pune (pjesët e konsumuara ose të
dëmtuara janë zëvendësuar)
Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat janë të
shtrënguara për të qenë të sigurt që kositësja është në
kushte të sigurta pune
GJATË PËRDORIMIT
Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose me
një dritë të përshtatshme artificiale
Mos e anoni veglën kur ndizni motorin ose filloni punën,
përveç se kur vegla duhet të anohet për të punuar në bar
të gjatë (në një rast të tillë mos e anoni më shumë nga sa
është absolutisht e nevojshme dhe anoni vetëm pjesën
që është larg përdoruesit); sigurohuni gjithmonë që të
dyja duart të jenë në pozicionin e punës para se ta ktheni
veglën në tokë
Sigurohuni që thika prerëse të ketë ndaluar plotësisht kur
e anoni veglën kur kaloni mbi sipërfaqe jo me bar dhe kur
e transportoni në zonën që duhet të kositet
Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe
poshtë)
Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi
Mos e merrni apo transportoni kositësen kur motori është
në punë
Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi
i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
4 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Kini kujdes nga thikat e mprehta
85

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

0713 aaF0150713 serie