Dentsply Sirona MAILLEFER Thermaprep Instructions D'utilisation page 159

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
6) REAGIMET NEGATIVE
Në gjendjen aktuale teknike, nuk është raportuar asnjë reagim negativ deri tani.
7) UDHËZIME HAP PAS HAPI
1) Para se të fusni spinën e korrentit kontrolloni furrën për t'u siguruar që është e pastër. Pastrojeni nëse
është e nevojshme (shih Kapitullin 8).
2) Takoni korrentin duke futur spinën e korrentit në një prizë 115 ose 230 VAC, në varësi të tipit të furrës.
Të dy dritat e indikatorit përreth butonave do të zgjojnë modalitetin "në gatishmëri", shtypni dhe mbani
shtypur njërin nga butonat derisa të ndriçohet drita e indikatorit përreth butonit dhe të dëgjohen dy sinjale
"biip", pastaj lëshojeni butonin. Do të dëgjohet një sinjal tjetër, më i ulët, "biip". Në të dyja anët është
zgjedhur cilësimi më i ulët i nxehtësisë, siç tregohet nga dritat e indikatorit. Tani furra është gati për
përdorim. Për t'u kthyer te modaliteti "në gatishmëri" shtypni dhe mbani shtypur njërin nga butonat derisa
drita e indikatorit përreth butonit të fiket.
3) Vendosini të dyja mbajtësit e obturatorit në pozicionin e sipërm duke shtypur pjesën e pasme të mbajtësit
(zona e shënuar).
4) Dezinfektoni obturatorët para se t'i vendosni në mbajtës. Zhytini obturatorët në tretësirë NaOCl 5,25%
për 1 deri në 5 minuta në temperaturë ambienti. Hiqni të gjitha flluskat nga sipërfaqja e obturatorit.
Fërkojeni me ngadalë gutaperkën me garzë sterile të njomur me alkool izopropil 70%. Lërini obturatorët
të thahen në ajër. Mos përdorni solucione dezinfektuese që përmbajnë fenol ose produkte që nuk janë të
përputhshme me materialin mbushës ose vidën plastike.
5) Pasi të dezinfektoni obturatorin dhe të vendosni ndaluesin prej gome, vendoseni obturatorin në një nga
mbajtësit e obturatorit, shtypni lehtë nga sipër që ai të zërë vend mirë. Pavarësisht nga gjatësia e punës
që keni përcaktuar, ndaluesi prej gome duhet të jetë poshtë mbajtësit. Bëni kujdes që obturatori të varet
drejt, jo me kënd. Obturatori nuk duhet të prekë anët e dhomës së nxehjes.
6) Shtypni butonin që korrespondon me mbajtësin e zgjedhur të obturatorit për të zgjedhur madhësinë e
obturatorit që dëshironi të nxehni. Shtypeni disa herë këtë buton për të zgjedhur cilësimin e nxehtësisë.
Referojuni tabelës së Kapitullit 3 për cilësimin e saktë të nxehtësisë.
7) Për të nisur procesin e nxehjes shtypni poshtë mbajtësin e obturatorit derisa të dëgjoni një "klik". Ai do
të ngrihet pak, por mbajeni në një pozicion të poshtëm, të palëvizshëm. Drita e indikatorit përreth butonit
do të tregojë se nxehësi është i ndezur (vazhdimisht i ndezur). Tani obturatori po nxehet. Koha e nxehjes
ndryshon – në varësi të madhësisë dhe tipit të obturatorit – nga 20 deri 49 sekonda, dhe rregullohet
automatikisht.
8) Pas sinjalit të parë "biip" obturatori është gati për përdorim. Shtyjeni prapa mbajtësin e obturatorit (zona
e shënuar) për ta lejuar që të ngrihet ngadalë. Drita e indikatorit përreth butonit do të fiket. Nxirreni me
kujdes obturatorin nga mbajtësi duke e tërhequr drejt vetes, duke treguar kujdes që të mos e gërvishtni
obturatorin në ndonjë pjesë të mbajtësit.
9) Ju mund ta lini obturatorin në furrën e obturatorëve Thermaprep
90 sekonda pas sinjalit të parë "biip". Kjo do ta mbajë obturatorin në temperaturën e duhur dhe gati për
përdorim. Furra do të bëjë "biip" çdo 15 sekonda për t'ju kujtuar që obturatori është ende në furrë. Pas
90 sekondash elementi nxehës do të fiket automatikisht.
10) Nëse doni të nxehni më shumë obturatorë mund të përdorni njërin mbajtës ose të dy për të vazhduar
punën tuaj në mënyrë efikase. Secili mbajtës operohet nga butonat dhe indikatorët e vet. Nëse dëgjoni
një sinjal "biip", atëherë shikoni dritat e indikatorit përreth butonave, të cilët tregojnë se nxehësi i
obturatorit është gati (po pulson). Kur të dy nxehësit kanë mbaruar ciklin e tyre dhe nuk është shtypur
asnjë buton, furra do të shkojë në një modalitet "në gatishmëri" të kursimit të energjisë pas 5 minutave.
11) Shkëputeni furrën pas përdorimit dhe para se ta pastroni.
12) Pastroni furrën pas çdo përdorimi (shih Kapitullin 8).
Thermaprep®
Obturator Oven
END-IFU-THERMAPREP-V01-WEB-EUR-multilingual-2021-05
Obturator Oven për maksimumi
®
159/219

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières