Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për për-
dorime të ngjashme, si p.sh.:
––Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
––Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi
• Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose
në strukturën inkaso.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara
nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
• Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e
ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga
prodhuesi.
• Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht. Për-
dorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
• Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh. kuti
aerosoli me lëndë të ndezshme.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e au-
torizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
• Nëse pajisja është e pajisur me prodhues akulli ose rubinet
uji, mbushini vetëm me ujë të pijshëm.
• Nëse pajisja kërkon lidhje me rrjetin e ujit, lidheni atë vetëm
me rrjetin e ujit të pijshëm.
• Presioni i ujit në hyrje (minimumi dhe maksimumi) duhet të
jetë ndërmjet 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa)
www.zanussi.com
245
SQ