Kur përdorni Skuq në tigan
pianura çaktivizohet pas 1,5
orësh. Për Sous-vide pianura
çaktivizohet pas 4 orësh.
6.3 Përdorimi i zonave të gatimit
Vendosini enët në qendër të zonës së
zgjedhur të gatimit. Zonat e gatimit me
induksion u përshtaten automatikisht
përmasave të bazamentit të enëve.
Pasi të vendosni një enë në zonën e
zgjedhur të gatimit, pianura e dallon atë
automatikisht dhe shfaqet rrëshqitësi
përkatës në ekran. Rrëshqitësi është i
dukshëm për 8 sekonda, pas kësaj ekrani
kthehet në pamjen kryesore. Për të mbyllur
rrëshqitësin më shpejt, trokitni ekranin jashtë
zonës së rrëshqitësit.
Kur zonat e tjera janë aktive, cilësimi i
nxehtësisë për zonën që dëshironi të
përdorni mund të jetë i kufizuar. Referojuni
"Menaxhimi i energjisë".
Sigurohuni që tenxherja të jetë e
përshtatshme për pianurat me
induksion. Për më shumë
informacion rreth llojeve të
enëve, referojuni "udhëzime dhe
këshilla". Kontrolloni madhësinë
e enës te "Të dhënat teknike".
6.4 Cilësimi i nxehtësisë
1. Aktivizoni pianurën.
2. Vendosni enën në zonën e zgjedhur të
gatimit.
Rrëshqitësi për zonën aktive të gatimit
shfaqet në ekran dhe është aktiv për 8
sekonda.
3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të
vendosur cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë.
Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.
Ju mund ta ndryshoni gjithashtu cilësimin e
nxehtësisë ndërkohë që gatuani. Prekni
406
SHQIP
simbolin e zgjedhjes së zonës në pamjen
kryesore të panelit të kontrollit dhe lëvizni
gishtin në të majtë ose të djathtë (për të ulur
ose rritur cilësimin e nxehtësisë).
6.5 PowerBoost
Funksioni aktivizon më shumë fuqi për zonën
përkatëse të gatimit me induksion; ai varet
nga madhësia e enës së gatimit. Funksioni
mund të aktivizohet vetëm për një periudhë
të kufizuar kohe.
1. Prekni në fillim zonën e dëshiruar.
2. Prekni
ose rrëshqitni gishtin në të
djathtë për të aktivizuar funksionin për
zonën e zgjedhur të gatimit.
Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.
Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për të
çaktivizuar funksionin, zgjidhni manualisht
zonën dhe ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
Për vlerat maksimale të
kohëzgjatjes, referojuni kapitullit
"Të dhënat teknike".
6.6 OptiHeat Control(treguesi 3-
hapësh i nxehtësisë së mbetur)
PARALAJMËRIM!
III / II / I Për sa kohë që treguesi
është i ndezur, ka rrezik djegiesh
nga nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion prodhojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e
enëve të gatimit.
Treguesit III / II / I shfaqen kur një zonë
gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e
nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që
po përdorni aktualisht.
Treguesi mund të shfaqet edhe:
• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse
nuk jeni duke i përdorur,
• kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi
një zonë të ftohtë gatimi,
• kur pianura çaktivizohet, por zona e
gatimit është ende e nxhetë.
Treguesi shuhet kur zona e gatimit është
ftohur.