Télécharger Imprimer la page

honor STL-B19 Guide Rapide page 63

Publicité

Mbroni pajisjen që mbahet në trup dhe aksesorët e saj nga goditjet dhe dridhjet e forta, gërvishtjet dhe sendet e mprehta; këto mund të
dëmtojnë pajisjen tuaj.
Sigurohuni që pajisja që mbahet në trup dhe aksesorët e saj të qëndrojnë të pastër dhe të thatë. Gjatë stërvitjeve, pajisja që mbahet në trup
nuk duhet shtrënguar shumë fort, por as nuk duhet të rrijë lirshëm. Pastroni kyçin e dorës dhe pajisjen pas stërvitjes. Shpëlani dhe thani pajisjen
për ta pastruar atë përpara se ta rivendosni në punë.
Nëse pajisja që mbahet në trup është projektuar për t'u mbajtur gjatë notit ose dushit, sigurohuni që të pastroni rripin, të thani kyçin dhe
pajisjen përpara se ta rivendosni.
Përdorni pajisjen radio në kushte të mira marrëse, për të reduktuar sasinë e rrezatimit të marrë.
Mbani pajisjen radio larg barkut - për gratë shtatzëna.
Mbani pajisjen radio larg fundit të barkut - për adoleshentët.
Respektoni kufizimet e përdorimit specifik në vende të caktuara (spitale, avionë, stacione shërbimi, shkolla...).
Informacione për riciklimin dhe hedhjen pas përdorimit
Simboli në produkt, bateri, literaturë ose paketim do të thotë që produktet dhe bateritë, në fund të jetëgjatësisë së tyre, duhet të dërgohen
në pika të veçanta të grumbullimit të mbetjeve të përcaktuara nga autoritetet vendore. Kjo do të sigurojë që mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike (EEE) të riciklohen dhe trajtohen në një mënyrë që ruan materialet e vlefshme dhe mbron shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Për më
shumë informacion, ju lutemi kontaktoni autoritetet vendore, shitësin me pakicë ose shërbimin e grumbullimit të mbetjeve shtëpiake ose vizitoni
faqen e internetit https://www.honor.com/.
Reduktimi i lëndëve të rrezikshme
Kjo pajisje dhe të gjithë aksesorët e saj elektrikë janë në përputhje me rregullat vendore të zbatueshme për kufizimin e përdorimit të disa
substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike, siç janë rregulloret e EU REACH, RoHS dhe të baterive (sipas rastit) etj. Për
deklaratat e konformitetit mbi REACH dhe RoHS, vizitoni faqen e internetit https://www.honor.com/global/legal/certification/.
Pajtueshmëria me rregulloret e BE-së
Deklaratë
Versioni më i fundit dhe më i vlefshëm i DoC (Deklaratës së konformitetit) mund të shikohet te https://www.honor.com/global/legal/certification/.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Respektoni rregulloret kombëtare dhe vendore të vendit ku përdoret pajisja.
Përdorimi i kësaj pajisjeje mund të jetë i kufizuar, në varësi të rrjetit lokal.
Informacion për ekspozimin ndaj radiofrekuencave
Informacione të rëndësishme për sigurinë në lidhje me ekspozimin ndaj rrezatimit të radiofrekuencave (RF):
Udhëzimet për ekspozimin ndaj radiofrekuencave parashikojnë që pajisja të përdoret në një distancë minimale prej 1 cm nga fytyra e personit dhe
të vendoset vetëm te kyçi i dorës. Mosrespektimi i këtij udhëzimi mund të rezultojë në tejkalimin e kufijve të ekspozimit ndaj radiofrekuencave.
Për vendet që miratojnë kufirin e nivelit specifik të përthithjes (SAR) prej 2,0 W/kg mbi 10 gramë ind: Pajisja përputhet me specifikimet e
radiofrekuencës kur e përdorni pranë kokës suaj në një distancë prej 1 cm.
Vlera më e lartë e raportuar e SAR: SAR për kokën: 0,02 W/kg, me një kufi prej 2,0 W/kg mbi 10 g, në një distancë prej 1 cm.
Brezat e frekuencës dhe fuqia
a) Brezat e frekuencës ku vepron pajisja radio: Disa breza mund të mos jenë të disponueshëm në të gjitha shtetet ose zonat. Kontaktoni
operatorin lokal për më shumë detaje.
b) Fuqia maksimale e radiofrekuencës e transmetuar në brezat e frekuencës, në të cilat vepron pajisja radio: Fuqia maksimale për të gjitha brezat
është më e vogël se vlera e kufirit më të lartë të specifikuar në standardin e harmonizuar përkatës.
Brezat e frekuencës dhe kufijtë nominalë të fuqisë transmetuese (të rrezatuar dhe/ose të përcjellë) të zbatueshme për këtë pajisje radio janë si më
poshtë: Bluetooth 2.4 GHz: 10 dBm, NFC 13,56 MHz: 42 dBμA/m në 10 m.
Informacioni për aksesorët dhe softuerin
Rekomandohet që të përdoren aksesorët e mëposhtëm:
Stacioni i karikimit: HE-050100C01
Versioni i softuerit të produktit është 8.1.22.99
Përditësimet e softuerit do të publikohen nga prodhuesi për të rregulluar gabimet ose për të përmirësuar funksionet, pasi produkti të ketë dalë në
treg. Të gjitha versionet e softuerit të publikuara nga prodhuesi janë verifikuar dhe mbeten në përputhje me rregullat përkatëse.
Të gjithë parametrat për radiofrekuencat (p.sh. intervali i frekuencave, fuqia dalëse) nuk janë të aksesueshëm për përdoruesin dhe nuk mund të
ndryshohen nga ai.
Për informacionin më të fundit rreth aksesorëve dhe softuerit, shikoni DoC (Deklaratën e konformitetit) te
https://www.honor.com/global/legal/certification/.
Vizitoni https://www.honor.com/global/support/ për linjën telefonike të shërbimit ndaj klientit dhe adresën e emailit të përditësuara së fundi në
shtetin ose rajonin tuaj.
Shkoni te Cilësimet > Rreth > Informacionet rregullatore në pajisje për të parë ekranin e etiketës elektronike (E-label).
Українська
Заряджання
З'єднайте металеві контакти на зарядному модулі з контактами на задній стороні пристрою. Покладіть пристрій на рівну поверхню.
Підключіть зарядний модуль до джерела живлення. Екран пристрою засвітиться та покаже рівень заряду акумулятора.
61

Publicité

loading