Të drejtat e autorit © Honor Device Co., Ltd. 2024. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
KY DOKUMENT ËSHTË VETËM PËR QËLLIME INFORMUESE DHE NUK PËRBËN ASNJË LLOJ GARANCIE.
Markat tregtare dhe lejet
Logot dhe marka e fjalës Bluetooth
Honor Device Co., Ltd. kryhet me licencë.
Çdo markë tregtare, produkt, shërbim dhe emër kompanie i përmendur mund të jetë në pronësi të zotëruesve përkatës.
Politika e privatësisë
Për të kuptuar më mirë se si ne e mbrojmë informacionin tuaj personal, shikoni politikën e privatësisë në
https://www.honor.com/privacy-policy/worldwide/.
Detonatorët dhe zonat shpërthyese
Fikni celularët ose pajisjet me valë në një zonë shpërthyese ose në zonat që kanë të afishuara paralajmërimet që duhen fikur "radiomarrësit/
radiotransmetuesit" ose "pajisjet elektronike" për të mos pasur interferenca me operacionet shpërthyese.
Zonat me lëndë të ndezshme ose shpërthyese
Mos e përdorni pajisjen në mjedise ku ruhen lëndë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull, në një pikë karburanti, depo nafte ose fabrikë
kimikatesh). Përdorimi i pajisjes në këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit. Përveç kësaj, ndiqni udhëzimet e treguara në tekst ose në
simbole. Mos e ruani ose transportoni pajisjen në kontejner me lëngje të ndezshmme, gaze ose lëndë shpërthyese.
Përdorimi dhe siguria
•
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni në nivel të lartë volumi për periudha të gjata.
•
Përdorimi i një ushqyesi, karikuesi ose baterie të pamiratuar ose të papajtueshëm mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
•
Temperaturat ideale: -20°C deri në +35°C për përdorimin, -20°C deri në +45°C për ruajtjen.
•
Mbajeni baterinë larg zjarrit, nxehtësisë së tepërt dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Mos e vendosni mbi ose brenda pajisjeve ngrohëse.
Mos e çmontoni, modifikoni, hidhni ose shtrydhni. Mos futni objekte të huaja brenda saj, mos e zhytni në lëngje ose mos e ekspozoni ndaj
forcave ose presioneve të jashtme, pasi kjo mund të shkaktojë rrjedhje, mbinxehje, ndezje apo edhe shpërthim të saj.
•
Mos u përpiqni ta ndërroni vetë baterinë - kështu mund ta dëmtoni baterinë, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje, zjarr dhe lëndim. Shërbimet
në lidhje me baterinë e integruar në pajisjen tuaj duhet të kryhen nga Honor ose një ofrues i autorizuar shërbimi.
•
Gjatë karikimit, përshtatësi duhet të futet në një prizë afër dhe lehtësisht të aksesueshme. Përdorni përshtatës energjie dhe karikues të
miratuar.
•
Konsultohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për të përcaktuar nëse përdorimi i kësaj pajisjeje mund të ndërhyjë në funksionimin e
pajisjeve tuaja mjekësore.
•
Rripat prej lëkure nuk janë rezistentë ndaj ujit.
•
Ky produkt nuk është projektuar për të qenë një pajisje mjekësore dhe nuk ka për qëllim që të diagnostikojë, kurojë apo të parandalojë
sëmundjet. Të gjitha të dhënat dhe matjet duhet të përdoren vetëm për referenca personale.
•
Nëse ndjeni shqetësime në lëkurë kur e keni të vendosur pajisjen, hiqeni dhe konsultohuni me një mjek.
•
Pastroni portën e karikimit përpara se ta karikoni.
•
Pajisja juaj është testuar në një mjedis të kontrolluar dhe është certifikuar si rezistente ndaj spërkatjeve, ujit dhe pluhurit në situata specifike
(plotëson kërkesat e klasifikimit IP68 siç përshkruhet nga standardi ndërkombëtar IEC 60529:2013). Rezistenca ndaj spërkatjeve, ujit dhe pluhurit
nuk është e përhershme dhe mund të ulet si rezultat i konsumimit normal. Mos e karikoni pajisjen në kushte me lagështirë. Vizitoni:
https://www.honor.com/global/support/ për një përshkrim të detajuar të këtij funksioni.
•
Rekomandohet mbikëqyrje nga të rriturit nëse fëmijët do ta përdorin ose do të bien në kontakt me këtë produkt.
•
Fikni pajisjen me valë kur kjo gjë kërkohet në spitale, klinika ose qendra të kujdesit shëndetësor. Këto kërkesa janë projektuar për të ndaluar
ndërhyrjen e mundshme me pajisje të ndjeshme mjekësore.
•
Disa pajisje me valë mund të ndikojnë në performancën e aparateve të dëgjimit ose të stimuluesve kardiakë. Konsultohuni me ofruesin e
shërbimit për më shumë informacione.
•
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të mbahet një distancë minimale prej 15 cm ndërmjet një pajisjeje dhe një stimuluesi
kardiak, për të mos lejuar interferencat e mundshme te stimuluesi kardiak.
•
Nëse përdorni stimulues kardiak, mbajeni pajisjen në anën e kundërt të stimuluesit kardiak dhe mos e mbani në xhepin e përparmë.
•
Gjatë përdorimit të pajisjes respektoni ligjet dhe rregulloret vendore. Për të reduktuar rrezikun e aksidenteve, mos e përdorni pajisjen me valë
gjatë drejtimit të automjetit.
•
Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve të pajisjes ose qarqeve të brendshme, mos e përdorni në mjedise me pluhur, tym, lagështi ose
papastërti, ose afër fushave magnetike.
•
Mos e përdorni, ruani ose transportoni pajisjen në mjedise ku ruhen lëndë të ndezshme ose shpërthyese (për shembull, në një pikë karburanti,
depo nafte ose fabrikë kimikatesh). Përdorimi i pajisjes në këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit.
•
Hidheni pajisjen, baterinë dhe aksesorët sipas rregulloreve vendore. Ato nuk duhet të hidhen te mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Përdorimi i
papërshtatshëm i baterisë mund të çojë në zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
•
Nëse ka rrjedhje të baterisë, sigurohuni që elektroliti të mos jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën ose sytë tuaj. Nëse elektroliti prek
lëkurën tuaj ose nëse spërklat prekin sytë tuaj, shpëlajeni menjëherë me ujë të pastër ose konsultohuni me një mjek.
•
Gjatë karikimit të pajisjes, sigurohuni që përshtatësi i energjisë të jetë i lidhur në një prizë pranë pajisjeve dhe të jetë lehtësisht i aksesueshëm.
Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat elektrike kur nuk janë në përdorim.
•
Mos vendosni objekte të mprehta metali, si p.sh. kunjat, pranë mikrofonit. Mikrofoni mund t'i tërheqë këto objekte dhe mund të rezultojë në
lëndim.
•
Pajisjet me valë mund të ndërhyjnë me sistemin e fluturimeve ajrore. Mos e përdorni pajisjen aty ku nuk lejohen pajisjet me valë sipas
rregullores së kompanisë ajrore.
•
Fikni pajisjen me valë kurdo që udhëzoheni nga stafi i aeroportit ose linjës ajrore. Konsultohuni me stafin e linjës ajrore rreth përdorimit të
pajisjeve me valë në avion. Nëse pajisja juaj ofron "modalitetin e fluturimit", kjo duhet të aktivizohet përpara se të hipni në avion.
•
Sigurohuni që ushqyesi të përmbushë kërkesat e klauzolës Q.1 në IEC62368-1/EN62368-1 dhe të jetë testuar dhe miratuar sipas standardeve
kombëtare dhe vendore.
•
Për të siguruar performancën më të mirë të mikrofonit të pajisjes suaj, përdorni një leckë për ta pastruar zonën e mikrofonit që është ekspozuar
ndaj ujit. Mos e përdorni mikrofonin derisa zonat e lagura të jenë tharë plotësisht.
®
janë marka të regjistruara tregtare nën pronësinë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga
60