Kontrolloni për mospërshtatje ose
bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje
të pjesëve dhe gjendje të tjera që
mund të ndikojnë në funksionimin
e veglës së punës. Nëse dëmtohet,
riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente
shkaktohen nga veglat e punës jo të
mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra
dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të
mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar
dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët
dhe puntot, etj. në përputhje
me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i
veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të
shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet
ku mbaheni të thata, të pastra
dhe pa vajra ose graso. Dorezat
dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur
janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë
ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në
mënyrë të sigurt pajisjen në situata të
papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR
VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin
e përcaktuar nga prodhuesi. Një
karikues që është i përshtatshëm për
një lloj baterie mund të krijojë rrezik
për zjarr kur përdoret me një bateri
tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm
me bateritë e përcaktuara
respektivisht. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim,
mbajeni larg nga objektet e tjera
metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët,
vidat ose objektet e tjera të vogla
metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër.
Lidhja e shkurtër e terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie
ose zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria
mund të rrjedhin lëngje; shmangni
kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni
me ujë. Në rast se lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur
nga bateria mund të shkaktojë
acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish
ose një vegël që është e dëmtuar
apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të
shfaqin sjellje të paparashikuara, duke
shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik
për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish
ose një vegël ndaj zjarrit ose
temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një
temperature mbi 130°C mund të
shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për
karikimin dhe mos e karikoni
pakon e baterive ose veglën
jashtë gamës së temperaturës që
specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura
jashtë gamën së specifikuar mund të
dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës
duhet të kryhet nga një person
i kualifikuar për riparimet duke
përdorur vetëm pjesë ndërrimi
identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin
për pakot e baterive. Shërbimi
për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e
autorizuar të shërbimit.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR
KAÇAVIDAT ME BATERI
• Mbajeni mjetin e punës duke kapur
sipërfaqet e izoluara të prekjes
kur bëni një punë aty ku kapësja
mund të bjerë në kontakt me tela
të fshehur (kapëset që bien në
kontakt me një tel me korrent mund të
ekspozojnë pjesët metalike të mjetit
të punës në korrent dhe mund t'i japin
përdoruesit një goditje elektrike)
193