Télécharger Imprimer la page

Bosch GBH 220 Professional Notice Originale page 159

Masquer les pouces Voir aussi pour GBH 220 Professional:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 19
dhe përputhja me prizat zvogëlon rrezikun e goditjes
elektrike.
Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e
u
tokëzuara, si për shembull tubacionet, radiatorët,
sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i
goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose kushte të
u
lagështa. Uji që hyn në një vegël elektrike do të rritë
rrezikun për goditje elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni kurrë
u
kordonin për të mbajtur, për të tërhequr ose për të
shkëputur veglën elektrike nga priza. Mbajeni
kordonin larg nxehtësisë, vajit, cepave të mprehtë ose
pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar
rritin rrezikun për goditje elektrike.
Kur përdorni veglën elektrike jashtë, përdorni një
u
kabllo zgjatuese të përshtatshme për përdorim në
ambient të jashtëm. Përdorimi i një kablloje zgjatuese të
përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm
zvogëlon rrezikun për goditje elektrike.
Nëse përdorimi i një vegle elektrike në një vend të
u
lagësht është i pashmangshëm, përdorni një linjë
furnizimi të mbrojtur me pajisje të rrymës së mbetur
(RCD). Kur përdoret një RCD zvogëlohet rreziku për
goditje elektrike.
Siguria e personit
Qëndroni vigjilent, shikoni çfarë po bëni dhe përdorni
u
logjikën e zakonshme kur përdorni një vegël elektrike.
Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni të lodhur apo
nën ndikimin e drogës, alkoolit apo të ilaçeve. Një
moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike
mund të rezultojë në plagosje të rëndë të personit.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Vendosni
u
gjithmonë mbrojtje për sytë. Pajisjet mbrojtëse, të tilla
si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk
rrëshqasin, helmeta e punës ose mbrojtja e dëgjimit sipas
rrethanave të përshtatshme, zvogëlon mundësinë për
plagosje të personit.
Parandaloni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që çelësi
u
është në pozicionin fikur përpara se ta lidhni pajisjen
me burimin e energjisë dhe/ose baterinë, përpara se
ta kapni apo të transportoni veglën. Mbajtja e veglave
elektrike me gishtin te çelësi ose ushqimi me energji i
veglave elektrike përbën shkak për aksidente.
Hiqni çdo çelës rregullues ose shtrëngues përpara se
u
të ndizni veglën elektrike. Çelësi shtrëngues ose
rregullues i mbetur në një pjesë rrotulluese të veglës
elektrike mund të rezultojë në plagosje të personit.
Mos u zgjatni shumë. Ruani mbështetjen e duhur me
u
këmbë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Kjo mundëson
kontroll më të mirë të veglës elektrike në rrethana të
papritura.
Vishuni si duhet. Mos vishni veshje të gjera ose mos
u
mbani bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg nga
pjesët rrotulluese. Veshjet e lira, bizhuteritë ose flokët e
gjatë mund të kapen në pjesët rrotulluese.
Bosch Power Tools
Nëse pajisje janë parashikuar me lidhje për thithjen e
u
pluhurit dhe të objekteve mbledhëse, sigurohuni që
këto janë të lidhura dhe përdoren si duhet. Përdorimi i
mbledhjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet që
lidhen me pluhurin.
Mos lejoni që familjariteti i krijuar nga përdorimi i
u
shpeshtë i veglave elektrike t'ju bëjë mospërfillës dhe
të neglizhoni parimet e sigurisë së veglave elektrike.
Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të
rëndë në fraksionin e një sekonde.
Përdorimi dhe kujdesi për veglat elektrike
Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike. Përdorni
u
veglën e duhur elektrike për qëllimin tuaj. Vegla e
duhur elektrike do ta kryejë punën më mirë dhe më saktë
në shpejtësinë me të cilën është projektuar.
Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet
u
dhe nuk fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të
komandohet është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni
u
baterinë nga vegla elektrike, nëse çmontohet, përpara
se të kryeni ndonjë rregullim, të ndërroni aksesorët
ose përpara se t'i vendosni veglat elektrike në ruajtje.
Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e
ndezjes aksidentale të veglës elektrike.
Ruani veglat elektrike që nuk i përdorni larg fëmijëve
u
dhe mos lejoni përdorimin e veglës elektrike nga
persona që nuk e njohin veglën elektrike ose nuk i
dinë këto instruksione. Veglat elektrike janë të
rrezikshme në duart e përdoruesve pa përvojë.
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni
u
për devijim ose ngjitje të pjesëve lëvizëse, thyerje të
pjesëve ose për ndonjë gjendje tjetër që mund të
ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse
është dëmtuar, riparoni veglën elektrike përpara
përdorimit. Shumë aksidente janë shkaktuar nga
mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike.
Mbani të pastra dhe të mprehta veglat prerëse. Veglat
u
prerëse të mirëmbajtura si duhet me tehe të mprehta
kanë më pak gjasa të ngecin dhe kontrollohen më lehtë.
Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe majat e
u
veglave etj. në përputhje me këto instruksione, duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për veprime të
ndryshme nga ato të parashikuara mund të rezultojë në
situatë të rrezikshme.
Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj e graso dorezat
u
dhe sipërfaqet e kapjes. Dorezat dhe sipërfaqet e
rrëshqitshme të kapjes nuk mundësojnë manovrimin dhe
kontrollin e sigurt të veglës në rrethana të papritura.
Shërbimi
Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i
u
kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi
identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës
elektrike.
Shqip | 159
1 609 92A 9EX | (13.05.2024)

Publicité

loading