mbështetësen e kokës duke e rregulluar sipas gjatësisë së fëmijës (fig. 3a, fig. 3b)
Në grupin (76-105 cm), rregullimi i mbështetëses së kokës rregullon edhe lartësinë e
rripave të shpatullave.
PERDORIMI I TOKËZËS (PARZMORJA)
Për të mbërthyer tokëzën: Përputhini gjuhëzat e tokëzës qendrore dhe futini ato
në folenë përkatëse brenda tokëzës së parzmores. Janë mbërthyer siç duhet nëse
dëgjohet një kërcitje "klik" (fig. 4).
Për të zbërthyer tokëzën: Shtypni butonin e kuq për t'i nxjerrë gjuhëzat nga tokëza
qendrore (fig. 5).
RREGULLIMI I RRIPAVE TË SIGURIMIT, PARZMORJA
Lironi parzmoren: shtypni butonin e rregullimit
parzmores (rripat e gjoksit) në pjesën e poshtme, poshtë mbushjes së mbrojtësve të
gjoksit dhe tërhiqini përpara për t'i liruar (fig. 6).
E RËNDËSISHME: Mos i tërhiqni rripat e parzmores duke kapur mbushjet mbrojtës të
gjoksit.
Si të shtrëngojmë parzmoren: Tërhiqeni rripin e rregullimit të parzmores në mënyrë
që ta tendosni saktë në trupit e fëmijës (fig. 7a, fig. 7b). Tendimi i duhur është kur
hapësira midis parzmores dhe fëmijës nuk tejkalon trashësinë e gishtit (1 cm).
☞ SHËNIM: Kontrolloni që tokëza të jetë mbërthyer siç duhet duke tërhequr rripat e
shpatullave dhe rripat e barkut.
KUJDES: Rripat e parzmores të mos përdridhën, as të mos mbivendosen.
PËRKULJA E ULËSES
Nga 76 në 105 cm: ulësja e ndenjëses së makinës për fëmijë mund të përkulet në 5
•
pozicione (poz. 1, 2, 3, 4, 5) fig. 8c;
Nga 100 në 150 cm: ulësja e ndenjëses së makinës për fëmijë duhet të përdoret
•
vetëm në pozicionin 1 (fig. 8c).
Për të rregulluar pjerrësinë: Shtypni dorezën e rregullimit që ndodhet nën pjesën e
përparme të ulëses së ndenjëses së makinës për fëmijë dhe, duke e mbajtur të shtypur,
tërhiqeni ose shtyjeni ulësen para ose mbrapa. Lëshojeni dorezën në pozicionin e
dëshiruar dhe sigurohuni që ulësja të jetë bllokuar siç duhet, do të dëgjoni një kërcitje
"klik" kur të jetë mbërthyer (fig. 8a, 8b, 8c).
SI TË INSTALONI SISTEMIN ISOFIX
Nëse makina juaj nuk ka rregullatorë për bashkuesit standardë ISOFIX, rregullatorët e
ofruar me ndenjësen e makinës për fëmijë vendosini me prerjen të kthyer nga lart në dy
pikat e ankorimit ISOFIX të makinës (fig. 9).
☞ SUGJERIM: Pikat e ankorimit ISOFIX janë të vendosura midis ulëses dhe
mbështetëses së sediljes së automjetit.
Drejtojini bashkuesit ISOFIX me pikat e ankorimit të fiksuara në sediljen e automjetit
• SHQIPTAR •
INSTALIMI NË AUTOMJETI
161
dhe kapni njëkohësisht rripat e