INFORMACION I RËNDËSISHËM
Nga 76 deri në 105 cm (i-Size ISOFIX Universale).
• Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë "i-Size". Është i normuar në
përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda automjeteve në sedilje
"të përshtatshme me sistemin i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në
manualin e përdorimit. Run i-Size mund të instalohet në të gjitha sediljet e makinave
të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e makinave të normuara ISOFIX. Për më
shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me
shitësin.
• Nga 76 deri në 105 cm instalimi duhet të bëhet në sedilje të pajisura me Sistem Isofix
dhe Top Tether.
Nga 100 deri në 150 cm (i-Size booster seat).
• Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë i klasifikuar si përforcues "i-Size".
Është i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda
automjeteve në sedilje "të përshtatshme me sistemin i-Size", siç tregohet nga
prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Run i-Size mund të instalohet në të
gjitha sediljet e automjeteve të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e automjeteve
të normuara UNIVERSALE, me kusht që të mos ndërveprojë me elementët e
brendshëm të automjetit.
• KUJDES! MOS përdor Top Tether nga 100 deri në 150 cm.
• Nëse autovetura nuk është e pajisur me ankorim Isofix, Run i-Size (në konfigurimin
100-150 cm) mund të instalohet në drejtim të lëvizjes me rrip sigurimi automjeti me 3
pika, i miratuar sipas rregullores UN/ECE NR. 16 ose ekuivalente.
• KUJDES! Kur përdorni rripin me tre pika të automjetit, sigurohuni që pjesa e barkut të
mbështetet si duhet në legenin e fëmijës.
• SHQIPTAR •
VËRETJE
156