Kitet për copëtimin e materialit të
kositur AMK 443, AMK 448
Me një kit për copëtimin e materialit të
kositur, një korrëse bari e zakonshme
mund të shndërrohet në një korrëse me
disa funksione. Për këtë qëllim thika
korrëse zëvendësohet me një thikë me
disa funksione.
Një korrëse me disa funksione mund të
përdoret si mbledhëse e barit (me shportë
për mbledhjen e barit), si korrëse me
hedhje të barit prapa (ku kapaku i daljes
është i mbyllur) ose si korrëse që bën edhe
copëtimin e materialit të kositur (me pjesë
bykëzimi).
1. Për sigurinë tuaj
Shikoni udhëzimet e përdorimit të korrëses
së barit, në veçanti kapitullin "Për sigurinë
tuaj" dhe "Mirëmbajtja". Këshillat për
mirëmbajtjen e thikës duhen zbatuar me
çdo kusht.
Përpara çdo pune në korrësen e barit,
hiqni prizën e sigurimit.
Përpara çdo përdorimi verifikoni me një
kontroll vizual gjendjen e rregullt të
adapterit për copëtimin e materialit të
kositur, të thikës me disa funksione dhe të
mbërthimit të thikës.
Adapteri për copëtimin e materialit të
kositur duhet përdorur vetëm me thikën
me disa funksione.
Rrezik për jetën nga mbytja!
Rrezik mbytjeje për fëmijët që
luajnë me materialin e paketimit.
Mbajeni paketimin larg fëmijëve.
0478 909 9933 A - SQ
Printuar me letër të zbardhur pa klor. Letra është e riciklueshme. Mbështjellja e jashtme nuk përmban halogjen.
2. Materialet e furnizuara
Poz.
Emërtimi
A
Adaptor për copëtimin e
materialit të kositur
B
Thikë me disa funksione
C
Vidë e thikës RM/RMA
D
Rondela e sigurisë
–
Udhëzime përdorimi
3. Montimi
3.1 Montimi i thikës me disa
funksione
● Çmontoni thikën korrëse (shikoni
figurën dhe udhëzimet e përdorimit të
korrëses së barit). Hidhni vidën e thikës
dhe rondelën shtrënguese nëse
nevojitet.
● Pastroni sipërfaqen e vendosjes së
thikës dhe mbajtësen e thikës.
● Vendoseni thikën me disa funksione (B)
mbi mbajtësen e thikës, duke i vënë
krahët e saj të përkulura lart në
drejtimin sipër (drejt korrëses).
● Përdorni një tako druri (1) të
përshtatshme për ta mbajtur të
palëvizshme thikën me disa
funksione (B).
● Mbushini filetat e vidës së thikës (C)
me Loctite 243.
● Mbërtheni vidën e thikës (C) së bashku
me rondelën e sigurisë (D) – shikoni
harkimin e saj – dhe shtrëngojeni me
një moment rrotullimi 60 - 65 Nm.
1
3.2 Adapteri për copëtimin e
Sasia
materialit të kositur
1
Vendosja e adapterit për
copëtimin e materialit të kositur:
1
1
● Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes.
1
1
● Vendosni adapterin për copëtimin e
materialit të kositur (A) në kanalin e
daljes dhe duke e ngjeshur nga lart
shtyjeni derisa të kapet në karkasë me
të dy veshët e mbërthimit (1) (shikoni
figurën).
● Mbyllni kapakun e daljes. Korrësja e
barit është gati për mbulimin e dheut
2
me materialin e kositur të copëtuar.
Heqja e adapterit për copëtimin e
materialit të kositur:
● Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes.
● Ngrini lart gjuhëzën e bllokimit (2).
Nxirreni jashtë adapterin për copëtimin
e materialit të kositur duke e tërhequr
diagonalisht lart nga kanali i daljes.
● Mbyllni kapakun e daljes për ta
përdorur si korrëse me hedhje të barit
prapa, dhe për mbledhjen e barit varni
shportën për mbledhjen e barit.
3
59