Télécharger Imprimer la page

Skil F0159475 Serie Notice Originale page 166

Publicité

Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe
më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MPREHËSET KËNDORE
1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA VEPRIMET
a) Kjo vegël pune është e projektuar të përdoret si
pajisje për mprehje, smerilim, fërkim me tej, lustrime
ose për prerje. Lexoni të gjitha paralajmërimet e
sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet të
dhëna me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha
udhëzimeve më poshtë mund të rezultojë në goditje
elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
b) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga
prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të
lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të
sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
d) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
e) Madhësia e boshtit kryesor të rrotave, fllanxhave,
fletëve mbështetëse ose aksesorëve të tjerë duhet
të përputhet mirë me boshtin e veglës së punës.
Aksesorët me vrimat e boshtit kryesor që nuk përputhen
me pajisjen e montimit në veglën e punës do të humbin
balancimin, do të dridhen më shumë se ç'duhet dhe
mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
f) Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese
për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje,
çarja ose konsum të tepërt, furçat e telit për tela të
liruar ose të thyer. Nëse vegla e punës ose aksesori
ju bie, kontrollojeni për dëmtime ose montoni një
aksesor të padëmtuar. Pasi të kontrolloni dhe të
montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove.
g) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 4. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj
zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
h) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
i) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
j) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
k) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës
të dalë nga kontrolli.
l) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
165

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

94759475ma