treguar nivelin aktual të baterisë q w
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin H q b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin H q c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
•
Drita Halo y
Drita Halo ndizet automatikisht kur shtypni çelësin on/off
! kur drita LED fillon të pulsojë, kjo do të thotë se
është aktivizuar mbrojtja e baterisë (shiko më
poshtë)
•
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin H q c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë q b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni H; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
•
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit w
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
•
Ndryshimi i kokave e
- për heqjen e një koke, thjesht shkëputeni nga çelësi
katror C
- për ta montuar, thjesht shtyjeni brenda çelësit katror C
derisa të kyçet në vend
! përdorni vetëm koka me çelës katror 1/2"
! mos përdorni koka të dëmtuara
•
Zgjedhja e modalitetit r
Shtypni butonin G të shpejtësisë te modaliteti i dëshiruar
i shtrëngimit kur mjeti është vendosur në rrotullimin
përpara:
Modaliteti me shpejtësi të ulët t a, b, c
- Shtrëngim kur nevojitet rregullim me imtësi
- Për bulonat dhe dadot më të vogla
Modaliteti i shpejtësisë mesatare t d, e, f
- Shtrëngim kur nevojiten forcë dhe shpejtësi mesatare
- Për kryerjen e riparimeve mekanike
Modaliteti me shpejtësi të lartë t g, h, i
- Shtrëngim kur nevojiten forcë dhe shpejtësi e lartë
- Për montimin e kornizave të çelikut
Shtypni butonin F të modalitetit për të zgjedhur mes
modlaitetit të lirimit normal, modalitetit të kontrollit
mbrapsht dhe modalitetit të shkëputjes së bulonave kur
mjeti është vendosur në rrotullimin mbrapsht:
Modaliteti me shpejtësi të ulët t a
- Lirim kur nevojitet rregullim me imtësi
- Për bulonat dhe dadot më të vogla
Modaliteti me shpejtësi mesatare t d
- Lirim kur nevojiten forcë dhe shpejtësi mesatare
- Për kryerjen e riparimeve mekanike
Modaliteti i shpejtësisë së lartë t g
- Lirim kur nevojiten forcë dhe shpejtësi e lartë
- Për çmontimin e kornizave të çelikut
Modalitetet e kontrollit mbrapsht t b, e, h
- Për lirimin e bulonave dhe dadove kur nevojiten forcë
dhe shpejtësi të ndryshme.
- Ndalon kur buloni lirohet.
Modaliteti i shkëputjes së bulonave t c, f, i
- Për heqjen e bulonave/dadove të ndryshkura, të vjetra.
- Lirim me forcë maksimale
! Modaliteti i punës mund të ndryshohet vetëm
kur është i ndezur cilido tregues i modalitetit dhe
çelësi aktivizues nuk është i shtypur
! Si modaliteti i kontrollit mbrapsht, ashtu edhe
modaliteti i shkëputjes së bulonave janë të
disponueshëm vetëm kur mjeti është vendosur në
rrotullimin mbrapsht
! Meqenëse modaliteti i shkëputjes së dadove
siguron një forcë goditëse fikse, butoni i
shpejtësisë nuk do të ketë mundësi të rregullojë
forcën e goditjes në modalitetin e shkëputjes së
dadove.
Modaliteti i punës do të ruhet në memorie dhe do të
riaktivizohet herës tjetër që ndizet mjeti ose kur të
ndryshohet drejtimi i rrotullimit.
•
Mbajtja dhe lëvizja e mjetit u
! ndërsa punoni, mbajeni gjithnjë mjetin te vendet
gri të kapjes
- Mos i bllokoni hapësirat e ajrimit D 2 .
- Mos ushtroni tepër forcë mbi mjet; lëreni mjetin ta bëjë
punën.
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Përdorni priza të përshtatshme.
•
Kur shtrëngoni një bulon ose dado, mos e shtrëngoni
tepër. Forca e vidatorit me çekiç mund të prishë bulonin
ose dadon. Mbajeni mjetin në një drejtim me bulonin ose
dadon me qëllim që të mos dëmtohet koka e bulonit ose
dados.
•
Forca e rrotullimit varet nga kohëzgjatja e goditjes. Forca
maksimale arrihet pas një goditjeje prej 6-10 sekondash.
! Kontrolloni gjithnjë forcën e shtrëngimit me një
çelës
•
Për përdorimin optimal të mjetit, nevojitet presion i
qëndrueshëm në bulon, sidomos kur hiqni një dado ose
bulon.
•
Për më shumë informacion, shihni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Gjithmonë mbajeni mjetin të pastër (sidomos vrimat e
ajrimit D 2 )
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
122