5 Bëjeni gati për përdorim motorin
5
Bëjeni gati për përdorim
motorin
5.1
Karburanti
Motori furnizohet me benzinë nga serbatori i
pajisjes STIHL.
Motori është i miratuar për benzinë pa plumb.
Benzina pa plumb digjet me më pak mbetje,
redukton depozitimet në kandelë dhe zgjat jetën
e sistemit të skapamentos. Benzina duhet të
përmbushë kërkesat e mëposhtme:
– Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
– Vlera e oktanit të Benzinës të jetë të paktën 90
oktanë.
– Benzina të ketë një përqindje etanoli prej
maksimumi 10% (E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky
karburant është thuajse pa benzol, squfur dhe
aromatizues të dëmshëm për shëndetin.
KUJDES
■ Nëse motori nuk furnizohet me benzinën e
duhur, motori mund të dëmtohet.
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë
e re, mos përdorni kurrë përzierje dy-taktëshe
(benzinë me shtesë vaji).
Mos e furnizoni me benzinë të ndotur ose të
kontaminuar.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërti dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë të miratuar (jo E85).
Në rastin e zhurmave trokitëse ose tingëllues
ndërroni markën e benzinës.
► Nëse është e nevojshme kontaktoni
shitësin e specializuar, STIHL rekomandon
shitësit e specializuar të STIHL.
5.2
Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
KUJDES
■ Motori dorëzohet pa vaj motori.
Mbajtja me më shumë apo më pak vaj se niveli i
lejuar mund ta dëmtojë motorin.
► Mbusheni vajin e motorit përpara vënies së
parë në punë.
► Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin.
0478-983-9913-B
► Zhvidhosni shufrën e vajit (1).
► Rimbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme deri sa të arrihet niveli maksimal
(2).
Kapaciteti për vajin është:
– Për mbushjen e parë: 1,2 litra
– Për ndërrimin e vajit: 1,1 litra
► Vidhosni shufrën e vajit (1).
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo ndezjeje.
7.2. Nëse është nevoja,
rimbusheni vajin e motorit.
Motori është projektuar për vajrat standardë të
motorëve me 4 takte.
► Përdorni vajra motori të kategorive SF, SG,
SH, SJ e lart.
► STIHL rekomandon përdorimin e vajrave të
motorit si më poshtë:
– SAE 30
– SAE 10W-30
► Përshtateni tipin e vajit sipas temperaturës së
jashtme në rajonet e përdorimit të pajisjes
STIHL:
Përdorimi në temperatura mbi 4°C: SAE 30
Përdorimi në temperatura nën 4°C: SAE 10W-30
6
Pastrimi
6.1
Pastrimi i motorit
► Fikeni motorin.
► Lëreni motorin të ftohet.
► Pastrojeni motorin me një leckë të njomë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
Shqip
143