5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET PËR SIGURINË PËR SMERILUESET
TË PËRGJITHSHME
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në
•
lagështi
•
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës (ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti)
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
PARA PËRDORIMIT
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
•
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
•
mbani mbrojtëse për veshët
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
•
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
•
Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
qese pluhurash dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
GJATË PËRDORIMIT
•
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
•
Mos e prekni diskun smerilues në lëvizje
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
•
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
•
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
•
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
•
Mbështetëset
- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A
! zëvendësoni menjëherë mbështetëset (lironi/
shtrëngoni 4 vidat e fletës B)
! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni
fletat mbështetëse
•
Montomi i fletës së smerilimit 6
- montoni fletën e smerilimit VELCRO C si në ilustrim
- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën
mbështetës
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
•
Thithja e pluhurave 7
- montoni qesen e pluhurave D
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
! mos përdorni qesen e pluhurave me korrent kur
smeriloni metale
•
Ndezje/Fikje
- para se të ndizni pajisjen, ju duhet ta vendosni atë me
të gjithë sipërfaqen e smerilimit mbi materialin e punës
- kur ta ndizni, mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje
- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E 2 në
pozicionin "I"/"O"
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8
•
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe
lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit F të pambuluara
86