Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së
punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët
në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i
shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të
vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për
pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë
dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe
më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me
anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata,
të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PAJISJET ME
RROTULLIM
1) PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR MPREHJES,
SMERILIMIT, FËRKIMIT ME TELA, LUSTRIMIT,
GDHENDJES OSE PRERJES ME GËRRYERJE
a) Kjo vegël pune është projektuar që të funksionojë si
pajisje mprehëse, smeriluese, furçë teli, lustrimi,
gdhendje ose prerje. Lexoni të gjitha paralajmërimet
e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e
paraqitura me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të
rënda.
b) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga
prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të
lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të
sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
d) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
e) Madhësia e boshtit kryesor të disqeve, tamburit të
smerilimit ose çdo aksesor tjetër duhet të përshtatet
si duhet me aksin ose tubin e veglës së punës.
Aksesorët që nuk përputhen me mekanizmin e montimit
të veglës së punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen
më shumë se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje
të kontrollit.
f) Disqet, tamburët e smerilimit, prerëset ose
aksesorët e tjerë të montuar me mandrinë duhet të
futen plotësisht në tub ose në mandrinë. Nëse
mandrina nuk është e kapur mjaftueshëm dhe/ose pjesa
e zgjatur e diskut është shumë e gjatë, disku i montuar
mund të lirohet dhe të dalë në një shpejtësi të lartë.
g) Mos e përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi kontrolloni aksesorin, si disqet gërryese
për krisje dhe të çara, tamburin e smerilimit për
krisje, çarje ose konsum të tepërt, furçat e telit për
tela të liruar ose të krisur. Nëse bie vegla e punës
ose aksesori, kontrollojeni atë për dëmtime ose
montoni një aksesor të padëmtuar. Pas kontrollit
dhe montimit të një aksesori, qëndroni dhe
poziciononi të tjerët larg nga plani i aksesorit
rrotullues dhe përdoreni veglën e punës me
shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar normalisht do të thuhen gjatë kohës
së testimit.
h) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 4. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose
maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për
pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
162