• Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk e ndez dhe fik;
kërkoni gjithmonë që çelësi i dëmtuar të riparohet nga një
person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
• Para përdorimit, kontrolloni plotësisht zonën ku do
të përdorni plajisjen dhe hiqni të gjitha objektet e
forta që mund të dëmtojnë mekanizmin e grirjes
gjatë thithjes (si gurë, copa xhami, pjesë metalike)
• Gjatë thithjes, mos e përdorni kurrë pajisjen pa vendosur
qesen mbledhëse
• Kontrolloni rregullisht qesen mbledhese për konsum ose
dëmtime
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse me defekt
ose me një kasë me defekt
• Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara
• Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë të
shtrënguara për të qenë të sigurt që pajisja është në
kushte të sigurta pune
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
• Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
• Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni
shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Mos e ekspozoni veglën në shi
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose
nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar
8 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
9 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin 0
- montoni rrotën mbështetëse K si në ilustrim
- sigurohuni që tubat A dhe B, qesja mbledhëse C dhe
doreza drejtuese D të jenë montuar si duhet dhe që
rripi i krahut E të jetë i rregulluar si duhet para
përdorimit të pajisjes
! shtrëngoni mirë të gjitha vidat, bulonat dhe dadot
• Bllokuesi i kordonit !
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues F si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Ndezje/Fikje @
- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit G
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G
! para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që të mos
jetë në kontakt me ndonjë objekt
! pas fikjes së pajisjes, motori vazhdon të punojë
për disa sekonda
• Fryrja #
- zgjidhni modalitetin e fryrjes me çelësin H si në ilustrim
(vetëm kur vegla të jetë e fikur)
- me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0796)
• Thithja/grirja $
- sigurohuni që qesja e mbledhjes C 2 të jetë e lidhur
me pajisjen (për montimin, shikoni 2)
- zgjidhni modalitetin e thithjes me çelësin H si në
ilustrim (vetëm kur vegla të jetë e fikur)
- me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0796)
! mos thithni objekte të forta si gurë, copa xhami,
pjesë metalike
- mos thithni lëngje
- mos thithni sasi të mëdha gjethesh në të njëjtën kohë
për të shmangur kështu bllokimin e vrimës së thithjes
dhe të helikës së grirësit
- fuqia e grirjes varet nga madhësia e gjetheve dhe
lëgashtia e mbetur te to
! kur pajisja ndalon papritur, fikeni menjëherë,
hiqeni spinën nga rrjeti elektrik dhe hiqni çdo
material të bllokuar mes helikës së grirësit dhe
kasës
- boshatisni rregullisht qesen e mbledhjes C 2
(kapaciteti i thithjes ulet shumë kur qesja mbledhëse
është plot)
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës %
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni rrotën mbështetëse K për lehtësi në drejtimin
e tubit nëpër tokë
- për rezultate optimale, ruani një distancë prej 5-10 cm
nga toka
• Boshatisja e qeses mbledhëse ^
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- prisni deri sa helika të ndalojë plotësisht para se të
hiqni qesen mbledhëse nga pajisja
- hapni zinxhirin e qeses mbledhëse dhe boshatiseni
plotësisht
- materiali i dekompozuar nuk ka lidhje me mbetjet familjare
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes L 2)
- pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi me një furçë të
butë ose një copë (mos përdorni produkte pastrimi
ose tretës)
- hiqni qesen mbledhëse pas çdo përdorimi, kthejeni
mbrapsht dhe pastrojeni plotësisht me furçë
- pas heqjes së qeses mbledhëse, sigurohuni që
papastërtitë e mbetura të jenë hequr nga zona e daljes
së ajrit
92