Skil 0792 Mode D'emploi page 91

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
• Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para
përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen
3
• Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë
dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të
shkaktojë dëmtime të rënda
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E VEGËL 2
A Tubi i poshtëm i fryrjes/thithjes
B Tubi i sipërm i fryrjes/thithjes
C Qesja mbledhëse
D Doreza drejtuese
E Rripi i krahut
F Bllokuesi i kordonit
G Çelësi i aktivizimit
H Çelësi për zgjedhjen e mënyrës së funksionimit
J Rrota për kontrollin e shpejtësisë maksimale (0796)
K Rrota mbështetëse
L Të çarat e ajrosjes
M Doreza kryesore
N Vidha shtrënguese 25 mm
P Vidat shtrënguese 50 mm
Q Vrima e thithjes
R Vrima e fryrjes
S Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)
SIGURIA
TË PËRGJITHSHME
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Përdoreni pajisjen vetëm pasi të jetë e montuar plotësisht
• Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
• Mos e përdorni pajisjen në kopshte të lagështa dhe kur
materialet për fryrje/thithje janë të lagura
• Mos fryni materiale të nxehta, të djegshme ose
shpërthyese
• Mos thithni materiale të nxehta, të djegshme ose
shpërthyese
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë (veçanërisht fëmijëve) dhe kafshëve
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SIGURIA PERSONALE
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të pajisjes dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për pajisjen nuk
duhet të kryhet nga fëmijët të
pamonitoruar
• Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
• Mbani gjithmonë pantallona të gjata, mëngë të gjata dhe
këpucë të forta kur përdorni pajisjen
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis
me pluhura
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI)
me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë
dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni
nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien
në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose
H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme
dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë kundër ujit
• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20
metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen
ose heqjen e spinës së veglës së punës
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
91

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

0796

Table des Matières