Télécharger Imprimer la page

Gardena ComfortCut 50/18V P4A Mode D'emploi page 119

Masquer les pouces Voir aussi pour ComfortCut 50/18V P4A:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
g) Përdorini veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje
me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve
të punës dhe aktivitetit që duhet kryer. Përdorimi i veglave elektrike për
qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë
situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj
ose graso. Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë ope­
rim dhe kontroll të sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikueshme.
5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi.
Për një karkikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish,
ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në veglat elek-
trike. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat,
çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike
pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër
e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria.
Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni
me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe
ndihmën e mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara
ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në
zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta.
Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë
ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë
në manualin e përdorimit.
Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar të temperaturës mund
ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe
specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë
garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të
shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika prerëse. Mos u përpiqni
ta largoni materialin e prerë kur thika është ende në lëvizje ose ta
fiksoni materialin që do të pritet.
Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdori­
mit të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur thika është ndalur dhe pa
i patur gishtat afër çelësit të rrymës.
Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm
dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustrave, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi thikë. Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e pla­
gosjes nga thika.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe pakoja e
baterisë të jetë hequr ose shkëputur, kur largoni materialin që pritet të
bllokuar ose bëni punime mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e prerëses
së ligustrave gjatë largimit të materialit që pritet të bllokuar ose mirëmbajtjes
mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe të jetë aktivi-
zuar bllokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bllokuar ose
bëni punime mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave
gjatë largimit të materialit që pritet të bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë
në plagosje të rënda.
f) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipërfaqet e izoluara të dore-
zave, pasi thika mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura. Kon­
takti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të pajisjes
nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
g) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes. Kabllot mund të jenë të
fshehura në ligustra ose shkurre dhe të priten pa dashje nga thika.
h) Mos e përdorni prerësen e ligustrave kur ka mot të keq, veçanërisht
kur ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Kontrollojini ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni prerësen e ligustrave me të dyja duart në të dyja dorezat.
Prerësja e ligustrave është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi
tokë dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkak-
tojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
14730-20.960.01.indd 119
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotë-
sisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e kariki-
mit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e
përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh.
letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së
karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të
POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
v Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prodhuesit të POWER FOR
ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prod-
huesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të cak-
tuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të
parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar të
baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni
ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastë-
sishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet
të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund
të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym,
të shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të
v
vazhdueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në tempe-
ratura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C. Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature
mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet tempera turave – 10 °C deri 40 °C.
Inspektoni me kujdes terrenin në të cilin duhet të përdoret produkti, dhe hiqni
të gjithë kabujt dhe objektet që nuk i përkasin atij vendi.
Në rastin e një nisjeje pa dashje (p.sh. nga një çelës i salduar) shkëputeni
menjëherë baterinë nga produktit dhe riparojeni produktin nga servisi i GARDENA.
119
04.09.20 09:38

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Comfortcut 60/18v p4a1473014731