Shqip
894
100
%
Sistemi i mbrojtjes aktive
9 Për të ndezur pajisjen, shtypin butonin e ndezjes/fikjes
pajisja të jetë gati për përdorim.
10 Përdorni butonin e modalitetit të pastrimit për të zgjedhur midis tri cilësimeve
të ndryshme:
-
Modaliteti i njomjes normale
-
Modaliteti i njomjes intensive
-
Modaliteti i thithjes së ujit
Duke zgjedhur modalitetin e njomjes normale, ju mund ta përdorni pajisjen për
pastrim të rregullt të njomjes. Modaliteti i njomjes intensive është për pastrimin e
njollave shumë të vështira për t'u hequr.
Nëse ka njolla njomjeje në dysheme pas pastrimit, ju mund të zgjidhni
modalitetin e thithjes së ujit për t'i pastruar. Ne ua rekomandojmë ta përdorni
gjithashtu edhe kur ngrini pajisjen sipër një pengese, tapeti apo shkallësh (shih
'Këshilla dhe informacione të tjera të rëndësishme').
Nëse zgjidhni modalitetin e thithjes së ujit, pajisja do të ndalojë shpërndarjen e
ujit dhe do të rrisë fuqinë thithëse për 45 sekonda për të thithur ujin e mbetur në
dysheme.
Shënim: modelet më të vjetra përmbajnë modalitetin e njomjes normale dhe
modalitetin e njomjes intensive, por jo modalitetin e përthithjes së ujit.
Kujdes: Mos shikoni drejtpërdrejt te dritat LED të ndriçuara të grykëzës
ose ta drejtoni dritën LED në sytë e dikujt. Drita LED është shumë e
ndritshme.
-
Kjo pajisje vjen me një sistem të mbrojtjes aktive. Ky sistem i mbrojtjes aktive
është projektuar për të njohur kur nga dyshemeja merret një objekt i huaj që
nuk është papastërti apo lëng.
-
Kur sistemi është i aktivizuar, pajisja fiket dhe mesazhi i3 shfaqet në ekran
(shih 'Ikonat e ekranit dhe domethënia e tyre'). Gjithashtu, sistemi i mbrojtjes
aktive mund të aktivizohet kur furçat me mikrofibër janë të lagura më shumë
seç duhet, kur lëvizni pajisjen sipër një tapeti apo rrugine ose kur e lëvizni
sipër dyshemesë që nuk është ngjitur siç duhet.
dhe prisni derisa