Télécharger Imprimer la page

Beko B1RCNE404G Manuel D'utilisation page 50

Publicité

7.7 Sinjalizimi për hapjen e derës
Sistemi i sinjalizimit për hapjen e derës në
frigoriferin tuaj mund të ndryshojë në varësi
të modelit.
Versioni 1;
Nëse dera e produktit qëndron e hapur për
një kohë të caktuar (nga 60 sek deri në 120
sek), do të dëgjohet një sinjal
paralajmërues zanor; në varësi të modelit të
produktit, mund të shfaqet po ashtu një
sinjal paralajmërues vizual (dritë e
papritur). Nëse e mbyllni derën e pajisjes
ose shtypni një buton në ekranin e pajisjes
(një nga këto), tingulli paralajmërues do të
ndalojë.
Versioni 2;
Nëse dera e pajisjes qëndron e hapur për
një periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në
120 sek), do të dëgjoni sinjalizimin për
hapjen e derës. Sinjalizimi për hapjen e
derës bie gradualisht. Në fillim, fillon të
dëgjohet një paralajmërim zanor. Pas 4
minutash, nëse dera nuk është mbyllur
akoma, do të aktivizohet një paralajmërim
vizual (dritë e papritur). Sinjalizimi për
hapjen e derës do të vonohet për një
periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120
8 Mirëmbajtja dhe pastrimi
PARALAJMËRIM:
Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet
për sigurinë".
PARALAJMËRIM:
Hiqeni frigoriferin nga priza përpara
se ta pastroni.
sek) kur të shtypet një buton i çfarëdoshëm
në ekranin e produktit. Më pas procesi do
të fillojë përsëri. Kur dera e pajisjes të
mbyllet, sinjalizimi për hapjen e derës do të
anulohet.
7.8 Ndërrimi i llambës së ndriçimit
Telefononi shërbimin e autorizuar kur do të
ndërroni llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin në frigoriferin tuaj.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk
mund të përdoret për ndriçimin e shtëpisë.
Qëllimi i përdorimit të kësaj llambe është të
ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime
në frigorifer / ngrirës në mënyrë të sigurt
dhe me lehtësi.
7.9 AeroFlow
Ai është një sistem shpërndarjeje ajri që
siguron shpërndarje homogjene të
temperaturës. Me qarkullimin e ajrit
sigurohet shpërndarja homogjene e
temperaturës në ndarjen e ushqimeve të
freskëta dhe luhatjet e temperaturës
mbahen në nivele të ulëta. Nuk ka ajër të
drejtpërdrejtë që fryn mbi ushqime dhe kjo
ndihmon në reduktimin e humbjes së
lagështirës. Ai ruan freskinë e ushqimeve të
ruajtura në ndarjen e ushqimeve të freskëta
të frigoriferit. Në këtë mënyrë, ushqimet
tuaja ruhen në temperatura më të
qëndrueshme dhe reduktohet kontakti me
ajrin. Në këtë mënyrë parandalohet tharja
dhe tkurrja e ushqimeve duke humbur
lagështinë dhe sigurohet freskia e tyre për
një kohë më të gjatë.
• Mos përdorni mjete të mprehta ose
gërryese për pastrimin e produktit. Mos
përdorni materiale si p.sh. substanca
pastrimi shtëpiake, sapunë, detergjentë,
gaz, benzinë, alkool, dyllë etj.
SQ / 50

Publicité

loading