Lexoni këtë manual në fillim!
I nderuar klient
Lexoni këtë manual para se të përdorni produktin.
Ju falënderojmë që zgjodhët këtë produkt Beko. Dëshirojmë që të arrini efikasitetin
maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me teknologjinë më të
përparuar. Për ta bërë këtë, para se ta përdorni këtë produkt lexoni me kujdes këtë manual
dhe çdo dokument tjetër shoqërues dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen.
Kushtojuni vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e
përdorimit. Në këtë mënyrë do të mbroni veten dhe produktin tuaj nga rreziqet që mund të
ndodhin.
Ruajeni manualin e përdorimit. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë
manual bashkë me pajisjen.
Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese:
Rrezik që mund të çojë në vdekje ose lëndim.
Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme për përdorimin.
Lexoni manualin e përdorimit.
Material i ndezshëm, paralajmërim për rrezik zjarri.
VINI RE Një rrezik që mund të shkaktojë dëme materiale ndaj produktit ose ambientit
përreth
Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të
dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në
faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për
identifikuesin e modelit (*) që gjendet në etiketën e
energjisë.
https://eprel.ec.europa.eu/
SQ / 30