Télécharger Imprimer la page

Beko B1RCNE404G Manuel D'utilisation page 44

Publicité

4.4 Rregullimi i këmbëve
Nëse produkti nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbët e përparme të
rregullueshme duke i rrotulluar ato djathtas
ose majtas.
5 Përgatitja
Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet
për sigurinë"!
5.1 Çfarë të bëni për kursimin e
energjisë
Lidhja e produktit me sistemet
elektronike të kursimit të energjisë
është e dëmshme, pasi kjo mund të
dëmtojë produktin.
• Kjo pajisje ftohëse nuk është projektuar
që të përdoret si pajisje inkaso.
• Mos i mbani dyert e frigoriferit të hapura
për periudha të gjata.
• Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta
në frigorifer.
• Mos e mbushni shumë frigoriferin;
bllokimi i rrjedhës së brendshme të ajrit
do të ulë kapacitetin e ftohjes.
• Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht
nuk depërton drejtpërdrejt në produktin
tuaj kur dyert nuk hapen, produkti
përshtatet sa më mirë për të arritur
kushte të tilla që janë të mjaftueshme për
të mbrojtur ushqimin. Në rrethana të tilla,
funksionet dhe pjesët përbërëse si
kompresori, ventilatori, ngrohësi,
shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj. do të
funksionojnë sipas nevojave duke
konsumuar nivelin minimal të energjisë.
4.5 Paralajmërim për sipërfaqe të
nxehtë
Faqet anësore të produktit tuaj janë të
pajisura me tuba me lëng ftohës për
përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto
sipërfaqe mund të qarkullojë lëng me
presion të lartë që shkakton nxehtësi në
faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk
kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes
kur prekni këto zona.
• Në rast se ka disa opsione, raftet prej
xhami duhen vendosur në mënyrë që
daljet e ajrit në murin e pasmë të mos
bllokohen dhe, mundësisht, në një
mënyrë që daljet e ajrit të mbeten nën
raftin prej xhami. Ky kombinim mund të
ndihmojë në përmirësimin e shpërndarjes
së ajrit dhe të efikasitetit të energjisë.
• Rekomandohet shumë përdorimi i sirtarit
të mëposhtëm për ruajtjen e artikujve.
• Në varësi të veçorive të produktit, shkrirja
e ushqimeve të ngrira në ndarjen e
ftohësit do të sigurojë kursimin e
energjisë dhe do të ruajë cilësinë e
ushqimeve.
• Për të vendosur sasinë maksimale të
ushqimeve në ndarjen e ngrirësit të
frigoriferit tuaj, duhet të hiqni sirtarët e
sipërm dhe t'i vendosni ushqimet në
raftet prej teli/xhami.
• Sigurohuni që ushqimet të mos jenë në
kontakt me sensorin e temperaturës së
ndarjes së ftohësit që përshkruhet më
poshtë.
SQ / 44

Publicité

loading