29. Gjatë ose pas përdorimit, mos e vendosni
veglën e nxehtë mbi bar të thatë apo materiale
të djegshme.
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta
1.
lëndon enët e gjakut ose sistemin nervor
të përdoruesit dhe shkakton simptomat
e mëposhtme në gishta, duar ose kyçet e
duarve: "Gjumë" (mpirje), therje, dhimbje,
ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës së
lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet
ndonjë nga këto simptoma, shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve
të shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë
përdorimit dhe mirëmbajeni veglën dhe
aksesorët.
Për kohën e përdorimit, ndiqni rregulloret tuaja
lokale ose këshillën e mjekut.
Transporti
Përpara transportimit të veglës, fikni veglën
1.
dhe hiqni kutinë e baterisë ose kapakun e
kandeletës. Gjithmonë vendosni kapakun e
shufrës udhëzuese gjatë transportit.
2.
Kur transportoni veglën, mbajeni në pozicion
horizontal duke e mbajtur nga mbajtësja ose
doreza.
Mbajeni skapamenton e nxehtë larg nga trupi.
3.
4.
Kur transportoni pajisjen në një automjet,
lidheni mirë që të mos përmbyset. Përndryshe,
mund të ketë rrjedhje karburanti dhe dëmtim të
pajisjes dhe të ndonjë bagazhi tjetër.
Mirëmbajtja
Shërbimi për pajisjen tuaj duhet të kryhet nga
1.
qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur
gjithmonë vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës dhe të rrisë
rrezikun e aksidenteve.
2.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë
ose kapakun e kandeletës. Prisni derisa vegla
të ftohet.
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse kur punoni
3.
me zinxhirin e sharrës.
4.
Pas çdo përdorimi, shtrëngoni të gjitha vidat
dhe dadot, përveç vidave të kalibrimit.
5.
Mbajeni zinxhirin e sharrës të mprehtë. Nëse
zinxhiri i sharrës çmprihet dhe cilësia e prerjes
është e ulët, kërkojini qendrës së autorizuar të
shërbimit të Makita ta zëvendësojë me një të ri.
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose
6.
riparime që nuk përshkruhen në këtë manual
përdorimi. Këto punime duhen kryer në
qendrat Makita të autorizuara të shërbimit.
7.
Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi
origjinale Makita dhe aksesorë origjinalë.
Përdorimi i pjesëve ose aksesorëve të furnizuar
nga një palë e tretë mund të shkaktojë prishje
të veglës, dëmtim të pronës dhe/ose lëndim të
rëndë.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, asnjëherë
8.
mos e kryeni shërbimin e pajisjes pranë një
zjarri.
Magazinimi
1.
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese.
Hiqeni kutinë e baterisë ose kapakun e
kandeletës. Shkarkoni karburantin dhe vajin e
zinxhirit pasi vegla të ftohet.
2.
Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
3.
Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt
tjetër, si p.sh. në mur. Përndryshe, ajo mund të
bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
2.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
3.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
lagura.
4.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
5.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
6.
përdorni makinerinë në vende të lagështa ose
të lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut.
Uji që hyn në makineri mund të rrisë rrezikun e
goditjeve elektrike.
Ndihma e shpejtë
1.
Në rast aksidenti, sigurohuni që në afërsi të
vendit të punimeve të keni të disponueshme
një kuti të ndihmës së shpejtë. Zëvendësojini
menjëherë artikujt që hiqni nga kutia e
ndihmës së shpejtë.
2.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e
mëposhtme:
—
Vendin e aksidentit
—
Çfarë ndodhi
Numrin e personave të lënduar
—
Llojin e lëndimeve
—
—
Emrin tuaj
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
231 SHQIP
MOS lejoni që njohja