Télécharger Imprimer la page

Skil 3715 Notice Originale page 111

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë 7 b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni E; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Montomi i fletës së smerilimit 8
! hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
! thithja e pluhurave kërkon që të përdoren fletë
smerilimi me vrimë
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
! përdorni gjithmonë pajisjen me të gjithë
sipërfaqen e smerilimit të mbuluar me letrën e
smerilimit
- montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim
Thithja e pluhurave
! mos përdorni qesen e pluhurave me korrent kur
smeriloni metale
Qesja e pluhurave 9
- montoni qesen e pluhurave B
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin C 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te materiali
i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Mbajtja dhe drejtimi i veglës q
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni sipërfaqen
e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit D 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdoreni mjetin për të fërkuar sipërfaqe të mëdha, cepa
dhe anë w
Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë të
ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë gërryese
(40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80, 100,
120)
- për zbutjen e drurit ose të sipërfaqeve me bojë të vjetër,
si dhe për lustër në dru të thjeshtë, përdorni nivele për
aftësi gërryese të imët (180, 240, 320)
Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes D 2 )
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe
- hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 82 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës
90 dB(A) (pasiguria K = 3 dB), dhe dridhja 3,46 m/s²
(shuma e vektorit triax; pasiguria K = 1.5 m/s²)
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
111

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

3715 ca