Përdorimi i produktit
1. Temperaturë e lartë / paralajmërim gabimi
Ky tregues (
) duhet të jetë aktiv kur frigoriferi nuk
mund të kryejë ftohje siç duhet ose në rast të ndonjë
gabimi të sensorit. Në treguesin e temperaturës së
ndarjes së ngrirësit duhet të shfaqet simboli "E" dhe
në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit
duhet të shfaqen shifra të tilla si 1,2,3... Këto shifra i
japin informacione shërbimit të autorizuar për gabimin
që ka ndodhur.
Mund të shfaqet pikëçuditja kur vendosni ushqim
të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit ose e mbani derën
hapur për një periudhë të gjatë. Ky nuk është defekt,
ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose
kur shtypet çfarëdo butoni.
2. Butoni i lidhjes pa tel
Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me
produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz.
Kur butoni shtypet për një periudhë të gjatë (3
sekonda), simboli i lidhjes pa tel në ekran pulson
ngadalë (me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë
mënyrë në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.
Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, simboli i lidhjes
pa tel (
) ndriçon vazhdimisht.
Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/
çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht këtë
buton. Simboli i lidhjes pa tel do të pulsojë shkurtimisht
(në intervale prej 0,2 sekondash) derisa të vendoset
lidhja. Kur lidhja është aktive, simboli i rrjetit pa tel do
të ndizet në mënyrë të vazhdueshme.
Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë të
gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni
pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në
manualin e përdorimit.
Për lidhjen pa tel duhet përdorur aplikacioni
HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në
aplikacion gjatë instalimit.
Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që
ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni
ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe
nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.
Vizitoni https://www.homewhiz.com/ për informacione
të detajuara.
Frigorifer / Manuali i përdorimit
3. Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes
së ngrirësit
Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e
ndarjes së ngrirësit të mund të caktohet në -18,-19,-
20,-21,-22,-23,-24
4. Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes
së ftohësit
Lejon caktimin e temperaturës për ndarjen e ftohësit.
Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura
e ndarjes së ftohësit të mund të caktohet në
5. Butoni i funksionit joaktiv (pushime) të
ndarjes së ftohësit
Shtypni këtë buton për 3 sekonda për të aktivizuar
funksionin e pushimeve. Aktivizohet modaliteti i
pushimeve dhe ndizet ikona e pushimeve. Simboli
"- -" do të shfaqet në treguesin e temperaturës
së ndarjes së ftohësit dhe ndarja e ftohësit nuk e
kryen në mënyrë aktive ftohjen. Nuk duhet të mbani
ushqime në ndarjen e ftohësit kur ky funksion është
i aktivizuar. Ndarjet e tjera vazhdojnë të ftohin sipas
temperaturave të caktuara. Shtypni përsëri këtë
buton për 3 sekonda për të anuluar këtë funksion.
Aktivizohet modaliteti i pushimeve dhe ndizet ikona e
pushimeve.
6.Kyçja e butonave
Kur butoni i kyçjes së butonave (
sekonda, aktivizohet kyçja e butonave dhe ndizet
ikona e kyçjes së butonave. Shtypni përsëri këtë buton
për 3 sekonda për të anuluar kyçjen e butonave
Mund ta përdorni veçorinë e kyçjes së butonave nëse
dëshironi që të parandaloni ndryshimet e parametrit të
temperaturës së frigoriferit.
7. Butoni i ngrirjes së shpejtë
Kur shtypet butoni i ngrirjes së shpejtë, ndriçon
ikona e ngrirjes së shpejtë dhe aktivizohet funksioni i
ngrirjes së shpejtë. Temperatura e ndarjes së ngrirësit
butonin për ta anuluar funksionin. Funksioni i ngrirjes
së shpejtë do të anulohet automatikisht pas 24 orësh.
19 / 29 SQ
) shtypet për 3