Përdorimi i produktit
1. Butoni i lidhjes pa tel
Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me
produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz.
Kur butoni shtypet për një periudhë të gjatë (3
sekonda), simboli i lidhjes pa tel në ekran pulson
ngadalë (me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë
mënyrë në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.
Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, simboli i lidhjes
pa tel (
) ndriçon vazhdimisht.
Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/
çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht këtë
buton. Simboli i lidhjes pa tel do të pulsojë shkurtimisht
(në intervale prej 0,2 sekondash) derisa të vendoset
lidhja. Kur lidhja është aktive, simboli i rrjetit pa tel do
të ndizet në mënyrë të vazhdueshme.
Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë të
gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni
pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në
manualin e përdorimit.
Për lidhjen pa tel duhet përdorur aplikacioni
HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në
aplikacion gjatë instalimit.
Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që
ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni
ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe
nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.
Vizitoni https://www.homewhiz.com/ për informacione
të detajuara.
2. Butoni i ngrirjes së shpejtë
Kur shtypet butoni i ngrirjes së shpejtë, drita LED
te butoni ndriçon dhe funksioni i ngrirjes së shpejtë
aktivizohet. Temperatura e ndarjes së ngrirësit caktohet
anuluar funksionin. Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të
anulohet automatikisht pas 24 orësh. Për të ngrirë një
sasi të madhe ushqimesh të freskëta, shtypni butonin
e ngrirjes së shpejtë para se të vendosni ushqimet në
ndarjen e ngrirësit.
3. Temperaturë e lartë / paralajmërim gabimi
Ky tregues (
) duhet të jetë aktiv kur frigoriferi nuk
mund të kryejë ftohje siç duhet ose në rast të ndonjë
gabimi të sensorit. Në treguesin e temperaturës së
ndarjes së ngrirësit duhet të shfaqet simboli "E" dhe
në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit
duhet të shfaqen shifra të tilla si 1,2,3... Këto shifra i
japin informacione shërbimit të autorizuar për gabimin
që ka ndodhur.
Mund të shfaqet pikëçuditja kur vendosni ushqim
të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit ose e mbani derën
hapur për një periudhë të gjatë. Ky nuk është defekt,
ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose
kur shtypet çfarëdo butoni.
4. Treguesi i kursimit të energjisë (ekrani
joaktiv)
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
automatikisht dhe simboli i kursimit të energjisë (
) shfaqet kur dera e produktit nuk hapet
ose mbyllet për njëfarë periudhe. Kur funksioni i
kursimit të energjisë është aktiv, të gjitha simbolet
në ekran përveç simbolit të kursimit të energjisë do
të fiken. Kur funksioni i kursimit të energjisë është
aktiv, shtypja e një butoni ose hapja e derës do të
çaktivizojë funksionin e kursimit të energjisë dhe
sinjalet në ekran do të kthehen në normale. Funksioni
i kursimit të energjisë është një funksion i aktivizuar
në fabrikë dhe nuk mund të anulohet.
5. Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes
së ngrirësit
Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e
ndarjes së ngrirësit të mund të caktohet në -18,-19,-
20,-21,-22,-23,-24
6. Butoni i funksionit joaktiv (pushime) të
ndarjes së ftohësit
Shtypni këtë buton për 3 sekonda për të aktivizuar
funksionin e pushimeve. Aktivizohet modaliteti i
pushimeve dhe ndriçon drita LED te butoni. Simboli
"- -" do të shfaqet në treguesin e temperaturës
së ndarjes së ftohësit dhe ndarja e ftohësit nuk e
kryen në mënyrë aktive ftohjen. Nuk duhet të mbani
ushqime në ndarjen e ftohësit kur ky funksion është
i aktivizuar. Ndarjet e tjera vazhdojnë të ftohin sipas
temperaturave të caktuara. Shtypni përsëri këtë buton
për 3 sekonda për të anuluar këtë funksion.
16 /29 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit