Télécharger Imprimer la page

Beko GN163241XBN Manuel D'utilisation page 203

Publicité

Udhëzimet për sigurinë
6. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin e
hedhur.
Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin.
Rrezik shpërthimi.
Nëse ka një kyç te dera e produktit, mbajeni
çelësin larg fëmijëve.
1.3 Siguria elektrike
Produkti nuk duhet të vihet në prizë
gjatë operacioneve të montimit,
mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe
transportit.
Nëse kordoni elektrik dëmtohet, ai
duhet të zëvendësohet vetëm nga
shërbimi i autorizuar për të shmangur
çdo rrezik që mund të ndodhë.
Mos e futni kordonin elektrik poshtë
produktit ose në pjesën e pasme të
produktit. Mos vendosni objekte të
rënda mbi kordonin elektrik. Kordoni
elektrik nuk duhet lakuar ose shtypur
dhe nuk duhet të vihet në kontakt me
ndonjë burim nxehtësie.
Mos përdorni një kordon zgjatues,
me shumë priza ose një adaptor për
përdorimin e produktit.
Pajisjet me priza portative ose
burimet elektrike portative mund të
shkaktojnë mbinxehje dhe zjarr. Për
këtë arsye, mos mbani një kordon me
shumë priza prapa ose në afërsi të
produktit.
Spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme. Nëse kjo gjë nuk është e
mundur, në instalimin elektrik duhet
të ketë një mekanizëm që është
në përputhje me legjislacionin për
energjinë elektrike dhe që i shkëput
të gjitha terminalet nga rrjeti elektrik
(siguresë, automat, automat kryesor
etj.)
Mos e prekni spinën me duar të
lagura.
Kur e hiqni pajisjen nga priza, mos e
kapni te kordoni elektrik, por te spina.
1.4 Siguria gjatë manovrimit
Ky produkt është i rëndë, mos e
manovroni vetëm.
Mos e mbani produktin nga dera gjatë
manovrimit të produktit.
Tregoni kujdes që të mos e dëmtoni
sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë
manovrimit të produktit. Mos e
përdorni produktin nëse tubat janë
të dëmtuar dhe kontaktoni me
shërbimin e autorizuar.
1.5 Siguria gjatë montimit
Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar
për montimin e produktit. Për ta
përgatitur produktin për montim,
shikoni informacionet në manualin
e përdorimit dhe sigurohuni që
shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë
siç kërkohet. Nëse montimi nuk është
i përshtatshëm, thirrni një elektricist
dhe hidraulik që të bëjnë rregullimet e
nevojshme. Në rast të kundërt, mund
të ndodhin goditje elektrike, zjarr,
probleme me produktin ose lëndime
personale.
Kontrolloni për çdo dëmtim në
produkt para montimit të tij. Mos
e montoni produktin nëse është i
dëmtuar.
Vendoseni produktin në një sipërfaqe
të fortë dhe të sheshtë dhe nivelojeni
me anë të këmbëve të rregullueshme.
Në rast të kundërt, frigoriferi mund të
përmbyset dhe të shkaktojë lëndime
personale.
Produkti duhet të montohet në një
ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos
mbani tapete, qilima ose mbulesa të
ngjashme nën produkt. Kjo mund të
shkaktojë rrezik zjarri si rezultat i një
ajrosjeje të papërshtatshme!
Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e
ajrimit. Në rast të kundërt, konsumi i
4 /29 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit

Publicité

loading