• Përdorni dorezë(a) ndihmëse, nëse është e
përfshirë me pajisjen (humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale)
• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
• Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse H 2 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës A 2 shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (A-F)
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 0
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e
majtë/djathtë, çelësi B nuk mund të aktivizohet
- vegla funksionon me shpejtësi të kufizuar kur
përcaktohet për rrotullim majtas
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove !
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese D dhe futni aksesorin në
mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri sa
të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht në
pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese D
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që shkakton
rrotullim jashtë qendrës kur pajisja është pa
ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Zgjedhja e modalitetit të veprimit @
1 = shpim normal/vidhosje
2 = shpim çekiç
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- kërkon pak kohë që mekanizmi i çekiçit të arrijë fuqinë
e impaktit të plotë
- rezultatet më të mira të shpimit me goditje çekiçi mund
t'i arrini me vetëm pak shtypje mbi pajisje; rendimenti i
shpimit nuk do të rritet duke ushtruar më shumë trysni
mbi pajisje
• Rregullimi i thellësisë së shpimit #
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës $
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse H (mund të
rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni puntot e duhura %
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për vidhosje,
përdorni përshtatës (jo standard i përfshirë) ^
! pastroni dhe lubrifikoni pak përshtatësin SDS+
para lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese D 2 dhe futni
përshtatësin në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe
shtyrë deri sa të vendoset; përshtatësi do të bllokohet
automakisht në pozicionin përkatës
- tërhiqeni përshtatësin për të kontrolluar nëse është
bllokuar si duhet
- vendoseni çelësin F 2 në shpim normal (aktivizojeni
vetëm kur pajisja të jetë e fikur dhe spina e hequr)
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
• Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një
skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
• Shpimi pa ashkla në dru &
• Shpimi pa pluhura në mure *
• Shpimi pa pluhura në tavanë (
• Shpimi në pllaka pa rrëshqitur )
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes J 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
103